By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Diaspora vjen për dokumentet!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Diaspora vjen për dokumentet!
Maqedoni

Diaspora vjen për dokumentet!

admin
Last updated: 03/02/2024 16:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt – Këtë fundjavë është vërejtur një fluks i shtuar i shtetasve tanë që jetojnë në mërgim që kanë ardhur për të nxjerr dokumentet e udhëtimit me emrin e ri të shtetit. Por, autoritetet të shtunën nuk punuan me kapacitet të plotë dhe turma të shumta të qytetarëve me pritje të gjata u panë edhe para sporteleve të pikës kryesore të MPB-së për dhënie të dokumenteve. Ndërkohë në stacionin policor “Prolet” të shtunën sporteli nuk punoi fare dhe qytetarët u munduan kot.

“Duhet të jetë një rend, të ketë hapësira tjera nëpër komuna dhe jo të jetë vetëm një qytet. Në çdo vendbanim të ketë pika për rregullim të dokumenteve. Duhet të shkojmë nga e hëna e tutje, ne erdhëm të shohim a ka pasaportë, nëse jo duhet të organizohemi atje ta nxjerrim. Nëse nuk ka duhet të udhëtojmë për Zvicër”, tha një qytetar.

Sikurse kjo familje që e ka patjetër të kthehet në Zvicër, ashtu edhe familja tjetër ka ardhur këto ditë posaçërisht vetëm për të rregulluar dokumentet. Ata habiten me këtë absurditet, nga që në Austri ku jetojnë thonë se kjo rrëmujë nuk mund të ndodh për një çështje që është ditur prej vitesh. Ata thonë se janë detyruar të lënë punën dhe fëmijët për të ndërruar pasaportat,.

“Po normale, ne kemi ardhur vetëm për këto dokumente, vetëm për pasaportën kemi ardhur sot për të nxjerr. Kemi ardhur prej Austrisë, jam detyruar të marr pushim 1 javë të vij të ndërroj dokumentet për mua dhe bashkëshorten. Nëse mund të kryej punë ose përndryshe duhet të kthehem para 12 shkurtit atje dhe të detyrohem përmes ambasadës ti rregulloj atje pasaportat”, theksoi një qytetar tjetër.

Problemi tjetër është që edhe qytetarët që jetojnë në vend, kanë pritur ditën e fundit për të ndërruar dokumentet me emrin e ri të shtetit.

“Po është dashur me kohë, tani më ka skaduar letërnjoftimi dhe duhet ta nxjerr. Nuk di çfarë është problemi këtu, mbase faji është te populli, por do të kaloj nuk është tragjike”, shtoi një qytetar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se deri më tani janë lëshuar në përdorim mbi 1 milion e 200 mijë pasaporta. Nga Ministria e jashtme thonë se nga 12 Shkurti dokumentet e udhëtimit me emrin e vjetër si pasaporta, letërnjoftimi dhe patenta e shoferit nuk do të vlejnë jashtë shtetit. U bënë thirrje qytetarëve nga diaspora që përmes ambasadave dhe zyrave konsullore në shtetet përkatëse ku jetojnë të marrin fletë-udhëtimet për tu kthyer në Maqedoninë e Veriut pas 12 Shkurtit. Por, autoritetet nuk kanë planifikuar që e gjithë diaspora vjen në pushim njëherësh, fare pak në pranverë dhe shumica në pikun e verës ku pritjet e gjata mund të jenë edhe më të mëdha se sa tani.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ligji për masat restriktive të martën në Qeveri
Next Article Kreu i Çairit Visar Ganiu vendosi kurora-lulesh tek Busti i presidentit amerikan Woodrow Wilson

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?