By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arben Fetai: Vendimin final dhe përgjegjësinë e mban Kryetari dhe askush tjetër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Arben Fetai: Vendimin final dhe përgjegjësinë e mban Kryetari dhe askush tjetër
Maqedoni

Arben Fetai: Vendimin final dhe përgjegjësinë e mban Kryetari dhe askush tjetër

admin
Last updated: 03/02/2024 18:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt – Arben Fetai, në një status të tij në facebook profilin e tij , shkruan “Vendimin final dhe përgjegjësinë e mban Kryetari dhe askush tjetër.”

“Statuti i Aleancës për Shqiptarët, neni 61, thotë “Kuvendi i Partisë takohet më së paku një herë në 6 muaj.” Mbledhja e fundit e Kuvendit ka qenë më 21 janar 2022, në Kumanovë. Pra, për më tepër se 12 muaj, në vazhdimësi është shtyrë thirrja e Kuvendit të Partisë.

Në anën tjetër, Kuvendi e ka vetëm një kompetencë sa u përket zgjedhjeve dhe ajo përcaktohet në nenin 67, pika 9, ku shkruhet se Kuvendi miraton listat e kandidatëve për deputetë.

Përveç dispozitave statutore, nuk ka as precedent në historinë e Aleancës për Shqiptarët ku Kuvendi i Partisë ka nxjerr vendim për koalicionime apo madje as për futje në qeveri. Në vitin 2017, në mbledhjen e Kuvendit mbajtur në Shkup, ishte miratuar lista e kandidatëve për kryetarë të komunave. Por, në rrethin e dytë të zgjedhjeve Aleanca për Shqiptarët bëri koalicion me Lëvizjen Besa për të mbështetur kandidatët e ndërsjellë. Ky vendim nuk ishte marrë në Kuvend. Po të njëjtin vit, në mbledhjen e Kuvendit mbajtur në Gostivar, vetëm është diskutuar ideja për daljen e Aleancës për Shqiptarët nga qeveria, ndërsa nuk kishte sjellë vendim. Vendimi ishte marrë nga vet Kryetari i Partisë. Në vitin 2020, vendimi për koalicionin me Alternativën, gjithashtu nuk ishte sjellë në Kuvend. Edhe në mbledhjen e Kuvendit mbajtur më 21 janar 2022 në Kumanovë, vetëm është diskutuar (arsyetuar), pjesëmarrja e ASH-së në qeveri, por Kuvendi nuk morri vendim për këtë veprim.

Rrjedhimisht, vendimi për koalicionime i takon Kryetarit të partisë si lider i partisë i zgjedhur drejtpërdrejtë nga Kongresi, në konsultim me organet tjera të partisë, gjë që Arben Taravari tanimë e ka bërë.”, ka shkruar Fetai

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Afrim Gashi: Arben Taravari dëgjoi zërin e shqiptarëve dhe u rreshtua me opozitën shqiptare, “Bashkimi bën fuqinë”
Next Article Pas vendimit të Taravarit, reagon Sela

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?