By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 1600 personave iu njihet statusi si viktima të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbi 1600 personave iu njihet statusi si viktima të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë
Maqedoni

Mbi 1600 personave iu njihet statusi si viktima të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë

admin
Last updated: 05/02/2024 09:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sot janë bërë gjashtë vjet që kur Komisioni për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale nisi punën për verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë (1998-1999).

Në komunikatën e bërë për media thuhet se, pas një pune të palodhshme dhe angazhimi avokues më shumë se 18 vjeçar të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe organizatave tjera të shoqërisë civile, saktësisht më 5 shkurt 2018 u dorëzua aplikacioni i parë për verifikimin dhe njohjen e statusit ligjor për të mbijetuarit.

Në këto gjashtë vite, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit, rreth 2000 të mbijetuar kanë aplikuar për njohje të statusit, ndërsa mbi 1600-ve prej tyre iu është njohur statusi si viktima të dhunës seksuale.

“Megjithëkëtë, numri i të mbijetuarve që kanë aplikuar mbetet i vogël në krahasim me numrin e vlerësuar të viktimave. Kjo pabarazi mund t’i atribuohet stigmës që rrethon këtë kategori të ndjeshme shoqërore, e cila më shumë se kush tjetër bartë barrën e padrejtë të fajësisë paragjykuese.

Kur kësaj i shtojmë kompleksitetin e traumës së dhunës seksuale, vonesat në përgjigje të kërkesave për verifikim dhe njohje të statusit si dhe shqyrtimin e ankesave dhe vendimeve të Gjykatave, bëhet thelbësore që QKRMT të kërkojë mundësi të paafatizuara për aplikim nga të mbijetuarit, në mënyrë që shumë gra e burra, vajza e djem, që përjetuan një nga krimet më çnjerëzore të gëzojnë të drejtën e tyre për njohje të statusit, duke ua njohur kështu vuajtjet dhe torturat nëpër të cilat kanë kaluar”, thuhet në njoftim.

QKRMT thekson se të drejtat e të mbijetuarve nuk mund të kufizohen nga qëllime administrative dhe se korniza ligjore, institucionale dhe administrative duhet të promovojë realizimin e këtyre të drejtave.

You Might Also Like

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare, nëse Shqipëria hynë në BE, çdo shqiptar do kërkojë pasaportë shqiptare

Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore

Mickoski: Gjatë ditës së sotme do të dorëzohen në Kuvend emrat e ministrave të rinj

Kuvendi i RMV-së ka miratuar Ligjin për Procedurën Civile, i cili do të lejojë që seancat gjyqësore të zhvillohen me mjete elektronike

Me 40 milionë euro nga BE janë blerë pajisje të reja për Armatën e RMV-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Derisa ndodhet brenda BBVA 3, Arta Kabashit i publikohet një këngë e re
Next Article Parlamenti mblidhet pasdite, opozita pret me protesta mazhorancën jashtë Kuvendit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare, nëse Shqipëria hynë në BE, çdo shqiptar do kërkojë pasaportë shqiptare
Maqedoni
Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore
Maqedoni
Sulme të reja ndaj të miturve në Shkup: Një djalë i sulmuar në Karposh dhe një vajzë në Qendër
Kronika
Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?