By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kovaçevski: Bisedojmë me BDI, por nuk kemi vendosur për lista të përbashkëta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kovaçevski: Bisedojmë me BDI, por nuk kemi vendosur për lista të përbashkëta
Maqedoni

Kovaçevski: Bisedojmë me BDI, por nuk kemi vendosur për lista të përbashkëta

admin
Last updated: 05/02/2024 19:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçeski thotë se ende po vazhdojnë bisedimet nëse do të dalin me lista të përbashkëta dhe vendimi do të varet nga analizat që po bëhen si dhe nga vendimet e organeve të të gjitha palëve. Me BDI-në theksoi se kanë komunikim normal. Ai informoi se së fundi ka mbajtur një takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, ku kanë biseduar për performancën në zgjedhje.

“Kemi komunikim normal me BDI-në. Me Ahmetin kemi pasur një takim para disa kohësh ku kemi diskutuar për performancën në zgjedhje. Sigurisht që jemi në koalicion. Sigurisht, së bashku morëm shumë vendime të rëndësishme për vendin. Ne kemi iniciuar proceset e integrimeve euroatlantike, të cilat janë prioriteti kryesor i qytetarëve, sepse ato ofrojnë një të ardhme më të mirë, një standard më të mirë jetese, një ekonomi më të mirë, sundim të demokracisë, një shtet më të mirë të së drejtës. Mendoj se ato bisedime do të vazhdojnë sepse nuk janë finalizuar se kush si do të paraqitet në zgjedhje”.

I pyetur deri ku është procedura për zgjedhje të kandidatit presidencial, ai tha se është në proces.

“Procedura për zgjedhjen e kandidatit presidencial është diku në mes, duke pasë parasysh kronologjinë dhe procedurën që zhvillohet. Përfundon propozimi në organet lokale. Më pas, i gjithë dokumentacioni lidhur me kandidatët për presidentë dhe kandidatëve për deputetë shkojnë në Kuvendin Qëndror, ku gjithashtu ekziston procedurë e Këshillit Ekzekutiv, udhëheqësisë, Kuvendit Qendror, të cilët e caktojnë Kongresin dhe zgjidhet kandidat për president në një kongres dhe kandidatë për deputetë në kongresin tjetër”.

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të mbahen më 24 prill dhe 8 maj, por partitë ende nuk kanë shpalosur kandidatët e tyre.

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VMRO-DPMNE: Qeveria shkatërroi shëndetësinë/ “Në vend që të stimulojnë punonjësit, ata ulin pagat”
Next Article Xhaferi paralajmëroi zgjidhje më konkrete për problemin me pasaporta në seancën e nesërme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?