By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pendarovski për zgjedhjen e Xhaferit si kryeministër: Nuk ka asnjë institucion që shqiptarët nuk kanë qasje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pendarovski për zgjedhjen e Xhaferit si kryeministër: Nuk ka asnjë institucion që shqiptarët nuk kanë qasje
Maqedoni

Pendarovski për zgjedhjen e Xhaferit si kryeministër: Nuk ka asnjë institucion që shqiptarët nuk kanë qasje

admin
Last updated: 06/02/2024 15:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 shkurt – Talat Xhaferi është kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili do të drejtojë qeverinë teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Lidhur me emërimin e tij në këtë detyrë të rëndësishme, ka folur për Euronews Albania presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Pendarovski është shprehur se me Talat Xhaferin njihen edhe privatisht që më herët dhe shtoi se ai është i paanshëm dhe korrekt në punën e tij.

“Në këto 20 vitet e shkuara, pasi është nënshkruar marrëveshja e Ohrit, shqiptarët janë të përfaqësuar shumë mirë në të gjithë sistemin e RMV-së. Nuk ka asnjë institucion ku ata nuk kanë qasje. Ne kemi shqiptarë në funksione shumë të larta. Nëse në vitin 2001 kishte 2.4 % tani është në nivelin e 21 %. Kishim president shqiptar, tani kemi kryeministër. Nuk kam dyshim që do të jetë kryeministër nëse do të ketë votat e të gjithëve, të shumicës bëhet fjalë”.

“Me zotin Xhaferi ne punojmë edhe në mënyra zyrtare, por njihemi edhe privatisht që në vitet e shkuara. Talat Xhaferi ka punuar në mënyrë profesionale, i paanshëm dhe kjo ka qenë një nga arsyet pse LSDM i dha mbështetje për të qenë kryetar i Parlamentit në Maqedoni”, tha Pendarovski.

Ai ka folur edhe për mandatin e tij si president, ndërsa tha se në pesë vitet e shkuara ka qenë i njëjtë për të gjithë, pavarësisht se kujt etnie i përket.

“Sa i përket shqiptarëve më vini në një pozicion jo shumë të rehatshëm, por mund të them se në 5 vitet e shkuara shqiptarët në aktivitetet e mia të përgjegjësisë kanë arritur në pozicionet më të larta. Kemi gjeneralë, anëtarë të Këshillit të Sigurisë, etj”.

Nuk e di nëse mendoni për 5 vitet e shkuara, por 20 vitet e tjera pasi kam qenë në pozicione të tjera të vështira. Momenti më i vështirë ka qenë në vitin 2001, por arritëm një marrëveshje shumë të mirë falë negociatave. Kaluam 7 muaj të vështirë dhe arritëm në marrëveshjen e Ohrit”, tha Pendarovski.

You Might Also Like

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë

Anketa e Bankës Popullore: Rritet pritshmëria pozitive nga të dhënat statistikore dhe shërbimet

VLEN: Jemi partia e parë te shqiptarët!

Inspektorati do të verifikojë nëse struktura metalike e vendosur në “Makedonium” është ligjore

Ismail: Buxheti është dokumenti më i sinqertë politik i çdo qeverie ai tregon se të gjitha deklaratat janë vetëm farsë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Serbi, kuvendi konstituohet mes fishkëllimave
Next Article Fustani me të cilin Taylor Swift u shfaq në pas-ndejën e Grammy Awards kushtoi 16 mijë euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë
Maqedoni
Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë
Kosovë
Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosovë
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?