By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjendja e rrugëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjendja e rrugëve
Maqedoni

Gjendja e rrugëve

admin
Last updated: 08/02/2024 08:27
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 shkurt – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga data 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim zgjat deri më 15.03.2024.

LAMM rekomandon shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Duke filluar nga data 15.11.2023, aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica do të jetë i mbyllur  për komunikacion të automjeteve. Në atë vend do të vendoset ainjalistikë adekuate e komunikacionit. Ky regjim kohor do të zgjasë deri më 01.04.2024.  

Duke filluar nga data 11.12.2023 do të ndryshohet regjimi i komunikacionit në autostradën A3, seksioni Prilep- Manastir për shkak të kryerjes së hulumtimeve gjeoteknike në rrugë. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit do të zhvillohet në përputhje me projektin e miratuar të qarkullimit. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit është i vlefshëm 6 muaj, gjegjësisht deri në përfundimin e punimeve ndërtimore.

Duke filluar nga data 05.12.2023 do të ndryshohet regjimi i komunikacionit në rrugën shtetërore A2, aksi Tetovë-Gostivar në të dyja drejtimet e lëvizjes për shkak të kryerjes së hulumtimeve gjeoteknike në rrugë. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit do të zhvillohet në përputhje me projektin e miratuar të qarkullimit.. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit është i vlefshëm  6 muaj, gjegjësisht deri në përfundimin e punëve ndërtimore. 

Duke filluar nga data 24.11.2023 nga ora 16:00, regjimi i komunikacionit në seksionin e autostradës A-1, Kumanovë – GP “Tabanoc”, më saktë Kumanovë-Kriva Pallankë, korsia  e djathtë për ndalje dhe ndalim të detyruar do të mbyllet për qarkullim në gjatësi prej 500 m, ndërsa komunikacioni do të zhvillohet në korsinë e komunikacionit për ngasje dhe parakalim.

SHN Granit SHA Shkup njofton se sipas miratimit të lëshuar për regjim të përkohshëm të komunikacionit për shkak të punimeve ndërtimore në autostradën A4, segmenti VK “Bllacë” – Shkup (kryqëzimi “Stenkovec”) nënseksioni 1 – nga 08.11.2023. rruga ekzistuese lokale për në f. Bllacë nga autostrada A4 para vendkalimit kufitar do të mbyllet, ndërsa qasja në fshatin Bllacë do të sigurohet me rrugë të përkohshme para vendkalimit kufitar, sipas sinjalistikës së vendosur në komunikacion. 

- Advertisement -
Ad imageAd image

Më 07.11.2023 nga ora 13:00 është kryer një ndryshim i përkohshëm i regjimit të qarkullimit në pjesën e autostradës A1, Petrovec – Katllanovë – rehabilitim duke zgjeruar autostradën A1 (rruga majtas dhe djathtas në të dy drejtimet) në gjatësi prej 6000 m, qarkullimi do të zhvillohet në rrugën e sapondërtuar (Katllanovë – Petrovec) dykahëshe, me sinjalistikë të vendosur vertikalisht, ndërsa rruga Petrovec – Katllanovë do të jetë e mbyllur për qarkullim.  

Nga data 24.10.2023 filloi rikonstruimi i rrugës rajonale 1301 (Ohër-Shën Naum). Komunikacioni do të zhvillohet pa ndërprerë dhe do të rregullohet me sinjalistikë përkatëse. 

SHN Granit SHA Shkup njofton se sipas miratimit të lëshuar për regjimin e përkohshëm të komunikacionit të autostradës A4, seksioni VK “Bllacë”-Shkup (kryqëzimi “Stenkovec”) Nënseksioni 1  – zgjerimi i rrugës ekzistuese A4 nga VK  “Bllacë” deri në f. Bllacë, deri në nivel të autostradës dhe ndërtimi i një pjese të autostradës me kryqëzim për t’u lidhur me një rrugë lokale për në f. Bllacë, 2 km para vendkalimit kufitar “Bllacë” nga data 06.10.2022. në kantierin e punimeve të ndërtimit po zhvillohet një regjim i ri i përkohshëm i komunikacionit me dy drejtime (me dy rrethrrotullime), me sinjalistikë të vendosur në mënyrë përkatëse. Komunikacioni po zhvillohet vazhdimisht pa ndalesa. Rekomandim drejtuesve të automjeteve për shpejtësi të rregulluar të lëvizjes dhe respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nga data 11.09.2023 është vendosur regjim i përkohshëm rrugor në tunelin e aksit rrugor Bllacë – Shkup, për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore – sanimi i tunelit. Do të ketë sinjalizim ndriçues me lëshim të njëpasnjëshëm të automjeteve.

BION SHPK Tetovë njofton se nga data 20.05.2023 në aksin rrugor “Rruga shtetërore A3, pjesa: Bukovë – Ohër, nënndarja Bukovë – hyrje në Ohër” ka ndryshim të regjimit të përkohshëm të komunikacionit për shkak të kryerjes së punëve të parapara në objektin “Vendosja e sinjalistikës dhe pajisjeve të komunikacionit në rrugën shtetërore A3, pjesa Bukovë – Ohër, nënseksioni Bukovë – hyrja në Ohër”. Modaliteti do të jetë sipas projektit të trafikut. Punimet në objekt janë planifikuar të përfundojnë më 29.02. 2024. 

Nga data 14.06.2023 filloi projekti “Rehabilitimi i karkasës në rrugën R1303, pjesa Makedonski Brod – Prilep, vendkalimi Barbaros”. Qarkullimi në këtë rrugë do të zhvillohet pa probleme, me shpejtësi maksimale 30 km/h.

Për shkak realizimit të punimeve ndërtimore (rindërtimi i rrugës) në rrugën Podmolje – Ohër në autostradën A3, komunikacioni do të rikahëzohet përmes rrugës rajonale R-1208. Punimet do të nisin më 9 qershor 2023 dhe në vendngjarje do të vendoset sinjalistika përkatëse e trafikut. 

Duke filluar nga data 06.03.2023, në autostradën A1, pjesa Petrovec – Katllanovë, filluan aktivitetet ndërtimore, për këtë arsye ka ndryshuar regjimi i lëvizjes së automjeteve. Qarkullimi po zhvillohet pa probleme dhe rekomandohet qasje e kujdesshme. 

Për shkak të kryerjes së punimeve në rrugën e shpejtë nga Gradsko deri në Drenovë, në rrugën shtetërore A1, aksi Veles – Negotinë, do të zbatohet ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit. Regjimi i përkohshëm do të zbatohet në të dyja drejtimet në autostradën E-75. Komunikacioni do të zhvillohet pa probleme, me shpejtësi V=80 km/h në zonën e sheshndërtimit. Regjimi do të zbatohet deri në ndërtimin e plotë të qarkores së re Gradsko. 

Në aksin rrugor Gradsko – Prilep janë duke u zhvilluar aktivitete ndërtimore, andaj rekomandojmë vozitje të kujdesshme dhe shpejtësi të përshtatshme.

Në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article EPI do të marrë pjesë në para-sesion të ciklit të katërt të Rishikimit periodik universal të KB-së
Next Article Panel-diskutim “Problemet më të mëdha të qytetarëve dhe shtetit”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?