By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 8.3 milionë euro grant, këto janë komunat që përfituan 
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 8.3 milionë euro grant, këto janë komunat që përfituan 
Maqedoni

8.3 milionë euro grant, këto janë komunat që përfituan 

admin
Last updated: 09/02/2024 13:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal sot ka nënshkruar Grantin e performancës komunale në vlerë prej 8.3 milionë euro me 11 komuna.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e nënshkrimit të këtij granti u tha se komunat përfituese nga ky grant janë Peja, Rahoveci, Obiliqi, Skenderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi.

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës tha se sot bëhet vlerësimi dhe mirënjohja për ato komuna që kanë performuar më mirë.

“Pikënisje për çfarëdo suksesi në rrugëtimin drejt BE-së është, ka qenë dhe do të mbetet administrata moderne publike, administratë efikase, administratë publike llogaridhënëse, transparente dhe çka është shumë me rëndësi një administratë publike e depolitizuar”, u shpreh Bislimi, raporton Telegrafi.

Sipas tij, nëse duan të avancojnë në rrugëtimin drejt BE-së atëherë duhet të jenë të suksesshëm e të vendosur në reformimin e administratës publike.

Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se sot kur flasin për grantin e performancës duhet cekur se në vitin 2021 e kishin gjetur këtë grant të anuluar dhe këtë skemë të mbyllur nga qeveritë e mëhershme, që sipas tij e kishin vlerësuar grantin me vetëm 4 milionë euro.

“Që nga viti 2021 deri në vitin 2023 janë financuar mbi 143 projekte me mbështetje prej 20 milionë euro. Në vitin 2024 janë ndarë 8,3 milionë euro shtesë për projektet e tjera”, u shpreh Krasniqi. 

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjermania në linjë të njëjtë me BE-në, Rohde: Qeveria veproi si duhet me fushatën informuese para liberalizimit të vizave, e njëjta nevojitet tani për dinarin
Next Article Takim i Toshkovskit, Bushit dhe Bojmacaliev me ambasadorin italian, Silvestri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?