By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim i Toshkovskit, Bushit dhe Bojmacaliev me ambasadorin italian, Silvestri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim i Toshkovskit, Bushit dhe Bojmacaliev me ambasadorin italian, Silvestri
Maqedoni

Takim i Toshkovskit, Bushit dhe Bojmacaliev me ambasadorin italian, Silvestri

admin
Last updated: 09/02/2024 13:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 shkurt – Minstri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendës ministri Nazim Bushi dhe zëvendës ministrit plotësues, Mitko Bojmacaliev realizuan takim pune me ambasadorin e Republikës së Italisë, Andrea Silvestri, kumtoi MPB.

Në takim, ministri Toshkovski e njoftoi ambasadorin Silvestri për funksionimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, e cila ka përgjegjësi të madhe në realizimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Në këtë drejtim, roli i Ministrisë së Punëve të Brendshme është që të veprojë ligjërisht dhe profesionalisht në organizimin dhe zbatimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratik. Në këtë kontekst, ministri Toshkovski theksoi pamundësinënë pajtim me ligjin të emërimit të 15 punonjës udhëheqës në Ministri.

Në përgjigje të pyetjes së ambasadorit Silvestri, ministri Toshkovski sqaroi masat e ndërmarra për të lehtësuar procedurat për nxjerrjen e dokumenteve personale në mënyrë që qytetarët të kenë qasje dinjitoze që të arrijnë tek dokumentet e tyre personale. Në këtë kontekst, ai vuri në dukje respektimin e procedurave ligjore për periudhën e vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit, duke e vendosur veten në rolin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve. Në lidhje me afatin teknik të dokumenteve të udhëtimit sipas dinamikës së përgatitjes së tyre, ministri Toshkovski kërkoi mbështetje nga ambasadori Silvestri dhe nga Republika e Italisë në lidhje me mundësinë e vazhdimit të tij pa cenuar të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën themelore të njeriut për lirinë e lëvizjes.  

Në takim, ambasadori Silvestri theksoi rolin e ministrive të  punëve të brendshme kudo në Evropë dhe më gjerë si garantues për zgjedhje të sigurta, të ndershme dhe demokratike. Në të njëjtën kohë, ai përshëndeti bashkëpunimin e suksesshëm bilateral ndërmjet dy vendeve dhe ministrive të punëve të brendshme, duke theksuar projektet aktuale në drejtim të rritjes së kapaciteteve të policisë së Maqedonisë.

Në fund të takimit, ministri Toshkovski shprehu besimin se bashkëpunimi në kuadër të projekteve tashmë të filluara ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, por paralajmëroi edhe rritje të fushëveprimit të bashkëpunimit me Republikën e Italisë si shtetin tonë mik të vjetër.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 8.3 milionë euro grant, këto janë komunat që përfituan 
Next Article “Kontrata ime mbaron”, i preferuari i Laportas i hap derën një lëvizje te Barcelona në verë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?