By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dogana konfiskon mbi 17 mijë pako cigare elektronike në autobusin e linjës Gjermani-Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Dogana konfiskon mbi 17 mijë pako cigare elektronike në autobusin e linjës Gjermani-Kosovë
Kronika

Dogana konfiskon mbi 17 mijë pako cigare elektronike në autobusin e linjës Gjermani-Kosovë

admin
Last updated: 09/02/2024 14:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në pikë kalimin kufitar të Merdares u zbulua një sasi e konsiderueshme e cigareve elektronike të padeklaruara gjatë tentimit për kontrabandim.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se në Merdare janë gjetur 17,290 pako cigaret elektronike të shijeve të ndryshme.

“Në pikën kufitare (PKK) Merdare, ka arritur autobusi i linjës së rregullt nga Gjermania për në Kosovë. Në pyetjen e oficerëve doganorë se a ka diçka për të deklaruar, shoferi është përgjigjur se ka sasi minimale. Oficerët doganorë kanë kërkuar hapjen e të gjitha bagazheve, derisa drejtuesi i mjetit ka deklaruar se bagazhet në pjesën e majtë të autobusit nuk hapen. Oficeret Doganore së bashku me Oficerët e Policisë kanë hapur bagazhet, ku janë gjetur sasi prej 17,290 pako cigaret elektronike të shijeve të ndryshme, së bashku me 10,000 thithje (puffs) në sasi prej 20 ml secila, fillimisht në pjesën e majtë të bagazhit. Pas kësaj, autobusi është selektuar për kontroll të vijës së dytë, respektivisht për kontroll detal”, thuhet në njoftim.

Dogana shton më tej se kontrolli ka rezultuar me gjetjen edhe të një sasie të konsiderueshme të cigareve elektronike në fund të autobusit dhe nën karrige të mbuluara me valixhe dhe gjësende të udhëtarëve.

“Drejtuesi i autobusit ka pranuar verbalisht se malli i takon atij. Tërë sasia është konfiskuar derisa veprimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë në përputhje me procedurat dhe rregulloret relevante të doganës”, vijon njoftimi.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Zbulohen sasi e konsiderueshme e cigareve elektronike në autobusin e linjës Gjermani – Kosovë Merdare, 9 shkurt 2024…

Posted by Dogana e Kosovës on Friday, February 9, 2024

You Might Also Like

Arrestohet 37-vjeçari në Tetovë për rrezikim të sigurisë

Ndalohen dy persona nga Kumanova, mashtruan 19 persona duke marrë kredi të shpejta në emër të tyre

Trafik droge, Prokuroria sekuestron dy apartamente dhe një garazh të një të dënuari me 10 vite burg

Zbulohen pesë ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë

Bilanci i Policisë në Elbasan: 14 automjete, armë dhe miliona lekë në vlerë të sekuestruar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pushtimi i Izraelit është shembull tipik i kolonializmit evropian
Next Article Qeni luan për herë të parë pas disa vitesh qëndrimi në kafaz, shikoni videon emocionuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?