By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takimi Xhaferi – Angelov: Marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim i suksesshëm në NATO dhe në rrugën drejt BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takimi Xhaferi – Angelov: Marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim i suksesshëm në NATO dhe në rrugën drejt BE-së
Maqedoni

Takimi Xhaferi – Angelov: Marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim i suksesshëm në NATO dhe në rrugën drejt BE-së

admin
Last updated: 09/02/2024 15:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 shkurt –  Një takim i dyfishtë brenda një jave – dypalëshi i sotëm, pas takimit të përbashkët të së hënës me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, tregon vullnetin e të dyja palëve për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, siç u ka hije vendeve me orientim evropian, u konkludua në takimin e sotëm të kryeministrit teknik Talat Xhaferi me ambasadorin bullgar në vend, Angel Angelov.   

Në takim, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar,  u bisedua për çështje aktuale me rëndësi për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, për bashkëpunimin dypalësh, si dhe ruajtjen e stabilitetit në kontekstin rajonal dhe më të gjerë evropian. Dhe në atë drejtim, u potencua rëndësia e potencimit të shembujve pozitivë dhe narrativëve pozitivë nga të dyja vendet, gjë që shkon në favor të forcimit të besimit të ndërsjellë, si interes i qytetarëve dhe kontribut në sjelljen evropiane të rajonit.

Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar fuqishëm për dialogun ndërmjet shteteve, i cili çon në miqësi dhe respekt të ndërsjellë për dinjitetin, dhe shprehu pritshmërinë që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të kenë mundësinë që brenda disa viteve të bashkëpunojnë me sukses edhe në Bashkimin Evropian, siç e bëjnë tani brenda kornizave të  NATO-s. 

 Në takim të dyja palët ri konfirmuan vullnetin politik për implementimin e marrëdhënieve të ndërmarra reciprokisht me marrëveshje, dhe në këtë kontekst, Kryeministri Xhaferi e ri konfirmoi edhe përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese në drejtim të vazhdimit të rrugës së integrimit evropian të vendit. Njëherazi, u konfirmua nevoja e ndërsjellë për vazhdimin e dialogut politik në të gjitha nivelet gjatë vitit 2024, pavarësisht nga zgjedhjet në vendin tonë dhe ndryshimin e ardhshëm të Kryeministrit në Bullgari. Si shembull pozitiv në këtë drejtim, u sugjerua vizita e Kryetarit të Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, në nëntorin e kaluar, me të cilin Kryeministri Xhaferi zhvilloi takim nga pozita e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

You Might Also Like

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve

Kasami në Top Channel: Provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe, Fillkov nuk mund ta ndalojë këtë proces

Saveski në Sarajevë: Bashkëpunimi rajonal kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Këshilli Gjyqësor/ 7 kandidatë në garë për anëtar të ri

Zjarri në deponinë e Radovishit ende aktiv, autoritetet me apel urgjent për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filloi mbledhja e Kuvendit, në rend dite të së cilës është shkarkimi i ministrave Mexhiti dhe Aliu
Next Article Konfirmohet se Kim Kardashian është në lidhje me ish-të dashurin e motrës së saj Khloe, sportistin Odell Beckham Jr.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?