By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Departamenti Shteti njofton vizitë të Blinken në Europë në datat 14-17, ndalesë edhe në Tiranë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Departamenti Shteti njofton vizitë të Blinken në Europë në datat 14-17, ndalesë edhe në Tiranë
Shqipëri

Departamenti Shteti njofton vizitë të Blinken në Europë në datat 14-17, ndalesë edhe në Tiranë

admin
Last updated: 09/02/2024 18:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Europë në data 14-17 ku do të marrë pjesë në  Konferencën e Sigurisë të Munihut dhe do të vizitojë edhe Shqipërinë, bën të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.

Sipas njoftimit, Blinken do të vizitojë Shqipërinë, “një partnere kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”. Kjo vizitë ka për synim që të riafrimojë lidhjet e Uashingtonit me Tiranën.

Në Gjermani, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, ku do të diskutojë për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe sigurinë transatlantike, bëri të ditur DASH-i.

Pjesëmarrja e Blinkenit në Konferencën e Munihut, bëhet pasi ai përfundoi turneun e pestë në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të shtyrë përpara një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në muajin e pestë dhe është konflikti më vdekjeprurës që palët kanë zhvilluar deri më tani. Si pasojë e sulmeve të Hamasit më 7 tetor, në Izrael u vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë. Nga ofensiva izraelite, që po vazhdon, në Gazë janë vrarë mbi 27.000 persona.

Përveç luftës në Gazë, komuniteti ndërkombëtar po vazhdon të mbështesë Ukrainën, e cila që nga shkurti i viti 2022 po përballet me luftën e paprovokuar të nisur nga Rusia./ REL

You Might Also Like

Po riparonin skafin në Porto Palermo, benzina merr flakë dhe plagos katër persona

Njësi e re në Policinë e Shtetit për Krimet Mjedisore, Lamallari: Për Policinë, zjarri nuk përfundon kur fiket

Fluks i lartë në hyrje përmes Portit të Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës

Tatimet shtojnë kontrollet ndaj tregtisë online, në fokus formalizimi dhe konkurrenca e ndershme

AMA: 79 marrëveshje për përsëritjen e shërbimeve audiovizive, nuk ka prova për kufizim të konkurrencës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari me thirrje për anëtarët e ASH-së dhe për subjektet tjera politike
Next Article Kazinot largohen 500 metra nga shkollat, përse nuk mbyllen tërësisht?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?