By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Meris: Një grup pune në BE javën e ardhshme do të debatojë se si do të zbatohet dispozita e Marrëveshjes së Prespës për dokumentet e udhëtimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Meris: Një grup pune në BE javën e ardhshme do të debatojë se si do të zbatohet dispozita e Marrëveshjes së Prespës për dokumentet e udhëtimit
MaqedoniTOP LAJM

Meris: Një grup pune në BE javën e ardhshme do të debatojë se si do të zbatohet dispozita e Marrëveshjes së Prespës për dokumentet e udhëtimit

admin
Last updated: 11/02/2024 18:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 shkurt – Ambasadori i Belgjikës në Maqedoninë e Veriut, Frederik Meris, paralajmëroi se një grup i punës në BE javën e ardhshme do të debatojë se si do të zbatohet dispozita nga Marrëveshja e Prespës, sipas së cilës nga 13 shkurti të gjitha pasaportat duhet ta mbajnë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. 

Meris në një intervistë për “Nezavisen”, të publikuar sot, vlerësoi se do të jetë keq nëse BE-ja nuk ka pozicion të përbashkët rreth zbatimit dhe nëse vendet anëtare vet vendosin se si do t’i trajtojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut me pasaporta të pavlefshme. 

“Ne ende nuk e dimë se si Belgjika do ta zbatojë ndryshimin dhe si do t’i trajtojë qytetarët tuaj pa pasaportë të vlefshme, ende nuk kemi përgjigje konkrete për këtë. Megjithatë, kjo është pjesë e përgjegjësisë së presidencës së BE-së. Ne do të kemi takim në fillim të javës së ardhshme në nivel evropian. Ekziston një grup pune në kuadër të BE-së që merret me çështje të tilla dhe do të punojmë për të përcaktuar një qëndrim të përbashkët për shtetet anëtare. Gjëja më e keqe do të jetë nëse ndodh që njerëzit të kalojnë përmes Hungarisë dhe Serbisë, ndërsa Austria të ketë një pozicion tjetër – kjo është diçka që ne duam ta shmangim. Kështu që, në thelb, po, ne duhet të kemi më shumë qartësi javën e ardhshme për këtë çështje”, tha Meris.

Nesër në mesnatë skadon periudha kalimtare prej pesë vjet, gjegjësisht dispozita nga Marrëveshja e Prespës, me të cilën nuk do të vlejnë pasaportat dhe dokumentet për përdorim ndërkombëtar, të cilat janë me emrin e vjetër të shtetit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bullizimi “online” për të miturit, vepër penale
Next Article Pasaportat dhe patentë shoferët me emrin Republika e Maqedonisë pushojnë së vlefshmi nga 13 shkurt 2024

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?