By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pasaportat dhe patentë shoferët me emrin Republika e Maqedonisë pushojnë së vlefshmi nga 13 shkurt 2024
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pasaportat dhe patentë shoferët me emrin Republika e Maqedonisë pushojnë së vlefshmi nga 13 shkurt 2024
Maqedoni

Pasaportat dhe patentë shoferët me emrin Republika e Maqedonisë pushojnë së vlefshmi nga 13 shkurt 2024

admin
Last updated: 11/02/2024 18:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 shkurt – Nga ora 00:00 e datës 13 shkurt 2024 do të pushojnë së vlefshmi pasaportat dhe patentë shoferët me emrin Republika e Maqedonisë dhe do të jenë të vlefshëm vetëm pasaportat dhe patentë shoferët me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

“Konform ndryshimeve ligjore, ndërsa në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, pushojnë së vlefshmi pasaportat me emrin Republika e Maqedonisë dhe do të vlejnë vetëm pasaportat me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. I lusim qytetarët me pasaporta të vjetra të mos tentojnë të largohen nga vendi sepse kjo nuk do të jetë e mundur. Qytetarët me dy shtetësi do të mund të përdorin pa problem pasaportat e shtetit tjetër. Gjithashtu potencojmë se çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të vjen në vendkalimin kufitar për të hyrë në vendin tonë do të pranohet pa marrë parasysh pasaportën me të cilin vjen”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se patentë shoferët brenda dhe jashtë vendit do të vlejnë vetëm me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa letërnjoftimet do të jenë të vlefshme edhe pas datës 13 shkurt, pavarësisht nëse janë me emrin Republika e Maqedonisë apo Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët do të mund t’i përdorin ato lirshëm në territorin e vendit tonë.

“Për dalje nga shteti në vende me të cilat kemi marrëveshje bilaterale për udhëtim me letërnjoftim, qytetarët nuk do të kthehen nga nëpunësit tanë të policisë kufitare nëse kanë letërnjoftim me emrin Republika e Maqedonisë, por nuk mund të garantojmë se do të pranohen nga vende të tjera. E njëjta gjë vlen edhe për lejet e qarkullimit si dhe letërnjoftimet”, sqarojnë nga MPB-ja.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Meris: Një grup pune në BE javën e ardhshme do të debatojë se si do të zbatohet dispozita e Marrëveshjes së Prespës për dokumentet e udhëtimit
Next Article Perëndimi kritikon Trumpin për komentet rreth NATO-s

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?