By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reklama që paralajmëron mbrëmjen “Oscars” tallet me Akademinë e Filmit që nuk e nominuan mjaftueshëm filmin “Barbie”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Reklama që paralajmëron mbrëmjen “Oscars” tallet me Akademinë e Filmit që nuk e nominuan mjaftueshëm filmin “Barbie”
Kulturë

Reklama që paralajmëron mbrëmjen “Oscars” tallet me Akademinë e Filmit që nuk e nominuan mjaftueshëm filmin “Barbie”

admin
Last updated: 14/02/2024 09:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kanali televiziv ABC ka publikuar videon e parë promovuese për çmimet e ardhshme “Oscars 2024”, ku shfaqet moderator i ceremonisë Jimmy Kimmel dhe ekipi i filmit “Barbie” duke ironizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Akademinë e Artit dhe Shkencës së Filmit.

Në reklamë luajnë aktorët Ryan Gosling, America Ferrera dhe Kate McKinnon, të cilët janë pjesë e filmit “Barbie”, dhe në një mënyrë befasuese, reklama fton Akademinë të refuzojë regjisoren e filmit “Barbie”, Greta Gerwig, që të nominohet në garën për çmimin e “regjisë më të mirë”.

Vendimi i tillë është konsideruar si gabimi më i madh i Akademisë, bashkë me yllin e filmit në rol kryesor – Margot Robbie e cila nuk arriti të futet në garë për çmimin “Aktorja më e mirë në rol kryesor”, shkruan Klix.

Foto: Jimmy Kimmel Live/YouTube

Në video, Kimmel kërkon këshillë nga një “Barbie” e pazakontë (McKinnon) për të menduar si të arrijë të marrë një çmim “Oscar”.

Udhëtimi i tyre i çon ato nëpër setin e filmit “Openheimer”, ku Kimmel gjen rastin të tallë mikun e tij Matt Damon. Ferrera shfaq interpretimin e saj të njohur të monologut të “Barbie” dhe në fund rendit të gjitha arsyet përse të qenit moderator i çmimeve “Oscars” është puna më e keqe në Hollywood.

Gosling, i cili është gjithashtu nominuar për çmimin “Oscar” këtë vit, më pas shfaqet duke mbajtur një bluzë me kapuç ku shkruhet “I Am Kenough”.

Kur Ferrera e informon Goslingun se Gerwig nuk është nominuar për regjinë më të mirë, ai bërtet nga tmerrimi. Ferrera, McKinnon dhe Kimmel pastaj bashkohen me të.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars” përndryshe do të mbahet më 10 mars në teatrin “Dolby”, në Los Angeles.

You Might Also Like

Festivali “Teuta” sjell në Tetovë këngën e vjetër qytetare

Aktori i njohur Adrian Aziri rrëfen kthesën e madhe në jetë dhe faljen e pesë vakteve të namazit

Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”

Rikthehet pas 14 vitesh Festivali i Filmit Shqiptar, Rama: Një festë për artin dhe të ardhmen e kinematografisë sonë

Ka ndërruar jetë historiani, publicisti dhe studiuesi, Daut Dauti

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Punëtorja e bankës në Podujevë dorëzon në Polici rreth 15 mijë euro, dyshohet se janë të falsifikuara
Next Article “Është më i miri në botë” – Foden me fjalë të mëdha për Kevin de Bruynen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?