By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ageler: Maqedonia e Veriut u konfirmua si anëtare e besueshme e NATO-s në ndihmën ndaj Ukrainës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ageler: Maqedonia e Veriut u konfirmua si anëtare e besueshme e NATO-s në ndihmën ndaj Ukrainës
Maqedoni

Ageler: Maqedonia e Veriut u konfirmua si anëtare e besueshme e NATO-s në ndihmën ndaj Ukrainës

admin
Last updated: 15/02/2024 19:24
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt – Maqedonia e Veriut i ka konfirmuar vlerat e saj si vend i besueshëm i Aleancës. Ai është vendi i katërt, i cili për nga numri i banorëve e ka ndihmuar Ukrainën, edhe atë jo vetëm me pajisje ushtarake, por edhe përmes mënyrave tjera të asistencës. Ne jemi shumë falënderues, sinqerisht shumë vende tjera më të pasura nuk kanë ndihmuar në atë mënyrë siç ka ndihmuar ky vend, theksoi ambasadorja amerikane Anxhela Ageler në intervistën për Kanal 5.

Ajo i falënderoi qytetarët dhe institucionet e vendit që e kanë mbështetur Ukrainën dhe përpjekjet e tyre, përmes NATO-s dhe përmes mënyrave tjera kundër, siç tha, pushtimit të tmerrshëm, brutal dhe të përgjakshëm të Rusisë dhe Putinit dhe luftën e cila zgjat dy vite.

Në pyetjen nëse zgjedhjet presidenciale në SHBA këtë vit mund të ndikojnë në dinamikën e ndihmës ndaj Ukrainës, Ageler u përgjigj se nuk ka lodhje dhe se në ditët e kaluara Senati e ka miratuar ndihmën në vlerë prej 61 miliardë dollarëve të destinuara për Ukrainën, ndërsa tani është në radhë Dhoma e përfaqësuesve.

 “Ajo që është me rëndësi në SHBA, gjithashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, kemi zgjedhje këtë vit dhe për këtë gjithmonë do të ketë politika të caktuar, të cilët këtë çështje do ta përdorin për marrje të pikave politike, përmes asaj që kjo çështje të bëhet kontroverse. Unë besoj fuqishëm se qytetarët e SHBA-së e mbështesin Ukrainën, mbrojtjen e sovranitetit të tyre dhe përpjekjet që të përfundojë lufta, për këtë jam e bindur se do të vazhdojmë me ndihmën, njejtë siç jam e bindur se qytetarët e këtij vendi do ta bëjnë të njejtën”, theksoi ambasadorja e SHBA-së.

Nëse nuk zgidhet së shpejti konflikti në Ukrainë, ka pajtueshmëri që të eskalojë dhe ta rrezikojë Ballkanin Perëndimor, i cili edhe ashtu është vulnerabël, Ageler u përgjigj se kjo është çështje e rëndëdishme pse luftimet dhe konfliktet nuk qëndrojnë brenda kufijve.

“Kjo filloi me pushtimin e Ukrainës nga presidenti Putin dhe ushtria ruse. Tashmë po e ndjejmë ndikimin e kësaj, gjegjësisht pasojat ekonomike, pasojat sociale po ndihen tashmë në mbarë botën. Maqedonia është një vend evropian, dhe ka një luftë në Evropë dhe kjo ka një ndikim të madh në të gjithë kontinentin. Prandaj është e domosdoshme që, pavarësisht faktit që trupat nuk kalojnë kufirin nesër, fakti që NATO mbron vendet anëtare të saj është i njohur. Njohja e kësaj dhe vendi që ka ky vend në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë është shumë e rëndësishme. Askush nuk është i sigurt, Putini nuk do të dorëzohet nëse nuk mposhtet”, tha Ageler.

Lidhur me sugjerimin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të NATO-s se në prag të zgjedhjeve në vendin tonë pritet rritje e aktivitetit të kërcënimeve hibride, ambasadorja apeloi se është e rëndësishme që qytetarët e Maqedonisë të dinë t’i njohin ato.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Begaj nga takimi me Blinken: Mesazh i qartë i mbështetjes së shqiptarëve
Next Article Gërkovska: Fushatat zgjedhore të jenë transparente, që të mos ketë lajme të rreme dhe dezinformata

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?