By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vizita e sekretarit amerikan në Tiranë – çfarë mesazhi dha Blinken e Rama për Kosovën dhe dialogun me Serbinë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vizita e sekretarit amerikan në Tiranë – çfarë mesazhi dha Blinken e Rama për Kosovën dhe dialogun me Serbinë?
Maqedoni

Vizita e sekretarit amerikan në Tiranë – çfarë mesazhi dha Blinken e Rama për Kosovën dhe dialogun me Serbinë?

admin
Last updated: 16/02/2024 08:42
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Të enjten për një vizitë disa orëshe në Tiranë ishte sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken. Pas takimeve që i pati në kryeqytetin shqiptar, Blinken dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajtën një konferencë për media, ku ndër të tjera u fol edhe ër Kosovën dhe dialogun me Serbinë.

Blinken para gazetarëve tha se sfida më e madhe në fillim të punës së tij para shumë vitesh ishte Ballkani.

“Kur nisa të punoja në Shtëpinë e Bardhe rreth 30 vite më parë sfida kryesore ishte Ballkani, në fillim Bosnja, më pas Kosova. Shumë prej nesh kanë një histori të gjatë me rajonin. Ju e dini shumë mirë se Presidenti Biden ka lidhje shumë të gjatë me Ballkanin”.

Blinken shtoi se vendi i tij e di se çfarë ka ndodhur në rajon 30 vjet më parë, ndaj “nuk mund të ketë përsëritje të saj”.

“Ne nuk mund të çojmë mbrapa ngjarjet dhe nuk mund të përsëritet ajo që ka ngjarë në vitet ’90. Jemi të përkushtuar për të çuar përpara integrimin e Ballkanit në BE”, tha Blinken, përcjell Telegrafi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken

Ai tha se SHBA-ja do të punojë edhe me “Shqipërinë dhe të tjerët” për t’i ndihmuar Kosovën e Serbinë që të avancojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është i duhuri dhe shtegu i vetëm për të ecur përpara. Ne jemi të vendosur për të mbështetur të gjitha vendet e rajonit për integrime dhe mbështesim dialogun. Përgëzoj rolin e Shqipërisë pasi ka treguar një stabilitet rajonal”, ka deklaruar Blinken.

“Ne e dimë se cila është alternativa se e kemi përjetuar, e kemi parë prandaj jemi të vendosur që të mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE dhe të punojmë që të shkojmë përpara në këtë shtet”, ka shtuar Blinken.

Sekretari Amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për një vendim të BQK, që ndaloi përdorimin e dinarit serb në vend dhe që nxiti reagim të fuqishëm të diplomatëve amerikanë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Lidhur me Kosovën, vendimet dhe dialogun me Serbinë ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai në konferencën me sekretarin amerikan tha se Prishtina të mos bëjë asnjë hap pa u konsultuar me aleatët tanë strategjikë.

Po ashtu, Rama tha se shqiptarët nuk duhet të harrojnë se pa SHBA-të nuk do të kishte shtet të pavarur të Kosovës dhe i bëri thirrje autoriteteve atje që për çdo veprim të tyre, të konsultohen me partnerët ndërkombëtarë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Sekretari në takimet e rëndësishme me aleatët evropianë, nuk e lë pa nënvizuar nevojën për ta shtyrë më tutje procesin e integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi investuar me vendosmëri që rajoni të shkojë përpara, sepse në radhë të parë është në interesin tonë strategjik, në interesin e popullit tonë që ta shohë bashkimin me Evropën si një bashkim rreth vlerave dhe parimeve. E kemi nxitur dialogun Kosovë-Serbi”, citohet të ketë thënë Rama.

Sipas tij, SHBA-të kanë qenë janë dhe do mbeten mbështetëse të palëkundura të procesit të njohjeve të Kosovës.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

“Është mirë që shqiptarët kudo ku janë, duke filluar nga ata në Kosovë, të mos harrojnë se pa SHBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës. Interesi i SHBA për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë nuk është interes i dorës së dytë dhe nuk është interes i ndarë”, tha ai.

“Pa diskutim që ne jemi të keq ardhur sa herë që shohim hapa pas dhe pa diskutim që jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e këtij dialogu, për dhimbjen e plagëve të një tragjedie jo shumë të largët të atyre që jetojnë në Kosovë dhe jemi të vetëdijshëm se në rastet si ai i sulmit në Banjskë, Serbia nuk e ndihmon siç duhet procesin”.

Por jemi të vetëdijshëm po ashtu se Kosova duhet të përparojë edhe unilateralisht nëse është nevoja, në plotësimin e kërkesave të dialogut, të cilat bëjnë të mundur krijimin e një konteksti që e ngre lart Republikën e Kosovës, si një republikë që meriton gjithë mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë, pa të cilët, e ardhmja bëhet shumë më e largët dhe e tashmja e ndërlikuar. Përsëris apelin për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pakonsultuar me aleatët tanë strategjikë, sepse është në interesin e tyre dhe të aleancës”, është shprehur më tej Rama.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Ne jemi çfarë mendojmë”
Next Article Kuvendi s’ka kuorum, nëntë marrëveshje ndërkombëtare mbesin pa u votuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?