By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Propozimi për zgjedhjen e presidentit të shtetit në Kuvend i papranueshëm për disa parti politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Propozimi për zgjedhjen e presidentit të shtetit në Kuvend i papranueshëm për disa parti politike
MaqedoniTOP LAJM

Propozimi për zgjedhjen e presidentit të shtetit në Kuvend i papranueshëm për disa parti politike

admin
Last updated: 25/02/2024 11:31
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 shkurt – Propozimi i BDI-së për zgjedhje të presidentit të shtetit në Parlament me shumicë prej dy të tretave, ndërkaq të cilin e ceki edhe Arben Taravari nga Aleanca për shqiptarët, është i papranueshëm për disa nga partitë politike.

Nga LSDM, e cila është partnere e koalicionit e BDI-së, pardje përmes kumtesës informoi se kjo ide nuk është e re, por bëhet fjalë për riafirmim të kërkesës së BDI-së prej vitit 2019. Socialdemokratët theksojnë se kjo atëherë nuk ishte e pranueshme nga ana e tyre dhe se mbeten në qëndrimin se modeli i zgjedhjes së presidentit të shtetit nuk duhet të ndryshohet.

“Nuk duhet të shkohet prapa në procese demokratike. LSDM mbetet në qëndrimin se Presidentin e shtetit duhet ta zgjedhin qytetarët në zgjedhje të drejtpërdrejta si e drejtë demokraitke e qytetarëve. Presidenti i shtetit duhet të jetë përfaqësues jo vetëm i vullnetit shumicë të qytetarëve por i të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë së tyre politike, etnike. Presidenti i shtteit është njeri i cili është mbi përcaktimet partiake dhe etnike, i paraqet të gjithë qytetarët, maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, boshnjakë, vllehë, të gjithë. Vetëm presidenti i zgjehdur drejtpëdrejt nga ana e qytetarëve ka potencial të gjerë, të mund të veprojë në bashkimin e shoqërisë, të qytetarëve, të partive dhe të kontribuojë për realizimin e qëllimeve kryesore strategjike dhe nacionale”, theksojnë nga LSDM.

VMRO-DPMNE konsideron se BDI në mungesë të të argumenteve dhe projekteve reale dalin me kërkesa nacional – romantike, siç është zgjedhja e presidentit të shtetit në Kuvend.

“Qëndrimi ynë është se VMRO-DPMNE nën shantazhe as nuk bisedon, as nuk negocion, e aq më pak prnaon shantazhe. Ne vetëm do t’u bëjmë thirrje qytetarëve ta ndjekin këtë sjellje të BDI-së dhe ai të jetë motiv shtesë për të gjithë qytetarët në zgjedhjet e ardhshme të dëshmojnë se ky shtet nuk është peng i një partie politike dhe se BDI, siç sillet në 20 vitet e fundit, dukshëm do të vazhdohjë të sillet edhe në vitet e ardhhme”, tha dje në konferencë për shtyp deputeti, Brane Petrushevski.

Në pyetjen nëse me kushtëzimet është sjellë në pikëpyetje censusi për president, Petruhsevski tha se sjellja e tillë e BDI-së plotësisht do t’i motivojë qytetarët të thonë “mjaft më”. 

Kryetari i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski, i cili paralajmëroi kandidaturë për president, për televizionin Sitel deklaroi se nuk do ta mbështesin zgjehdjen e presidentit në Kuvend, sepse kjo do ta kushtëzonte shtetin dhe do ta pakëosnte fuqinë e intitutcionit të Presidentit.

Nënkryetari dhe zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, ndërkaq dje, në konferencë për shtyp tha se nga të gjitha partitë politike pret të përgjigjen pozitivisht idesë së tyre që presidenti i shtetit të zgjedhet në Kuvend.

“Nëse i qasemi racionalisht kësaj çështjeje, duke i pasur parasysh të gjitha rreziqet dhe vështirësitë për realizim të ciklit të suksesshëm zgjehdor presidencial, është maturi të gjitha partitë politike do të duhej të dakordohen me këtë – të zgjedhjet presidenti në Kuvend dhe ky nuk do të ishte kurfarë shantazhi dhe pengesë në realizimin dhe të asaj që pason si obligim në rrugën tonë eurointegruese. Konsiderojmë se me maturi dhe racionalitet do të qasen të gjitha partitë politike. Kur të hapet Kushtetuta, duhet të japim përgjigje edhe për mënyrën e zgjedhjes së presidentit në Kuvend, dhe kjo më së miri është të realizohet për shkak të vizionit të Ali Ahmetit”, tha Ademi. 

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari thotë se nuk ka çfarë të ndajë me Selën: Partia nuk ka prona, zyrat i kemi me qira
Next Article Policia e zbulon një laborator droge në Leposaviq, e arreston një të dyshuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?