By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deri të premten zgjat mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deri të premten zgjat mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme
MaqedoniTOP LAJM

Deri të premten zgjat mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme

admin
Last updated: 04/03/2024 14:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 mars – Deri të premten zgjat mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët për kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme. Në listën e kandidatëve që mblodhën 10.000 nënshkrimet e nevojshme, në ditët e kaluara ishin edhe kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), deri më tani kandidati Stevo Pendarovski ka mbledhur 21.852 vota, ndërsa Gordana Siljanovska 28.029 vota.

Më herët numrin e duhur të votave e kanë mbledhur kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Bujar Osmani, Arben Taravari nga blloku opozitar “Vlen”, Maksim Dimitrievski lideri i ZNAM-Për Maqedoninë tonë, Biljana Vankovska Cvetkovska kandidate e të Majtës dhe kryetari i GROM-it Stevço Jakimovski.

Dimitrievski ka fituar 11 601, Osmani 11 085, Jakimovski 10 887 nënshkrime, Taravari 10 709 nënshkrime dhe Vankovska Cvetkovska 10 432.

Të gjithë kandidatët e tjerë të regjistruar për president të shtetit kanë më pak nënshkrime – kandidatja Mersiha Smailoviq e përkrahur nga Lidhja Demokratike Boshnjake ka 1596, kandidati Velo Markovski 1466, Gjorgi Manaskov 429, Zorica Cvetkovska 204, Z. Poposki 119 nënshkrime. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në këto pesë ditë nuk është pranuar asnjë nënshkrim për kandidatin Tome Nikoloski.

Nënshkrim për kandidatët për president të shtetit kanë dhënë gjithsej 108 409 qytetarë.

Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve, e cila ka nisur më 23 shkurt, do të vazhdojë në vazhdimësi çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00, ndërsa ditën e fundit më 8 mars deri në mesnatë.

Mbledhja e nënshkrimeve bëhet në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së të vendosura në selitë e 34 vetëqeverisjeve lokale dhe para noterëve kompetentë.

Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president janë deputetë, është e nevojshme të mblidhen të paktën 30 nënshkrime nga deputetët.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë për president të shtetit duhet t’i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars, në mesnatë.

You Might Also Like

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë

Anketa e Bankës Popullore: Rritet pritshmëria pozitive nga të dhënat statistikore dhe shërbimet

VLEN: Jemi partia e parë te shqiptarët!

Inspektorati do të verifikojë nëse struktura metalike e vendosur në “Makedonium” është ligjore

Ismail: Buxheti është dokumenti më i sinqertë politik i çdo qeverie ai tregon se të gjitha deklaratat janë vetëm farsë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtyhet për më 8 mars seanca për Berishën, avokati Gjokutaj: Qëllim, djegia e mandatit të deputetit
Next Article Ambasadorja gjermane Dreksler u njoh nga afër me punën e ITSHKSH-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë
Maqedoni
Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë
Kosovë
Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosovë
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?