By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga Tajvani, te çështjet ekonomike: Presidentët e Kinës dhe të SHBA -së , shkëmbejmë mendime për marëdhëniet midis dy vendeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Nga Tajvani, te çështjet ekonomike: Presidentët e Kinës dhe të SHBA -së , shkëmbejmë mendime për marëdhëniet midis dy vendeve
BotaKina

Nga Tajvani, te çështjet ekonomike: Presidentët e Kinës dhe të SHBA -së , shkëmbejmë mendime për marëdhëniet midis dy vendeve

admin
Last updated: 03/04/2024 11:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Presidentët e SHBA -së dhe të Kinës , Joseph Biden dhe Xi Jinping zhvilluan një bisedë telefonike midis tyre të martën .Palët shkëmbyen thellësishte sinqerisht mendime, për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe problemet me interes të përbashkët.

Xi vuri në dukje se takimi në San Francisko, nëntorin e shkuar, nisi “Vizionin e San Franciskos” drejt të ardhmes. Muajt e fundit, grupet e dy palëve kanë zbatuar seriozisht mendimet unanime të arritura mes tyre. Në marrëdhëniet kino-amerikane duket prirja e stabilizimit, gjë që mirëpritet nga qarqet e dy vendeve dhe nga bashkësia ndërkombëtare. Por ndërkohë, janë shtuar edhe elementet negative, ndaj këtij fenomeni duhet t’i kushtohet rëndësi nga të dyja palët.

Xi theksoi se perceptimi strategjik ka qenë “kopsa e parë” që duhej të mbërthehej për marrëdhëniet kino-amerikane. Është e pamundur që dy vende të mëdha si Kina dhe SHBA, të mos bëjnë shkëmbime e kontakte. S’mund të futen në konflikte e kundërvënie, por duhet të respektojnë njera-tjetrën, të bashkëekzistojnë paqësisht dhe të bashkëpunojnë me fitime të përbashkëta, për të ecur përpara në rrugë të qëndrueshme, të shëndetshme dhe të vazhdueshme, duke shmangur regresin.

Xi Jinping vuri në dukje se marrëdhëniet kino-amerikane duhet t’u përmbahen disa parimeve kryesore.

Së pari, të çmohet paqja dhe të mos shkelet “vija e fundit” për shmangien e konfliktit dhe kundërvënies, që të shtohet parashikimi pozitiv për marrëdhëniet kino-amerikane.

Së dyti, t‘i kushtohet rëndësi stabilitetit dhe mos ketë provokime, në mënyrë që të ruhet qëndrueshmëria e përgjithshme e marrëdhënieve.

Së treti, duhet të mbështetemi te besimi dhe të konkretizohen premtimet në veprime, që “Vizioni i San Franciskos” të shndërrohet në realitet.

Xi theksoi se problemi i Tajvanit, është vija e parë e kuqe e pashkelshme, në marrëdhëniet kino-amerikane. Kina nuk do t’i durojë veprimet separatiste të forcave për “pavarësinë e Tajvanit” si dhe përkrahjet e jashtme ndaj tyre. “Shpresoj që pala amerikane t’i konkretizojë me veprime, shprehjet pozitive të zotit President, për mospërkrahjen e ‘pavarësisë së Tajvanit’,” shtoi Presidenti i Kinës.

Nga ana e tij, Biden tha se raportet amerikano-kineze, janë marrëdhëniet dypalëshe me ndikim më të thellë në botë. Pas takimit në San Francisko, marrëdhëniet midis dy vendeve kanë pasur përparime të dukshme.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Palët mund të nxitin aktivisht bashkëpunimin dhe të kontrollojnë mosmarrëveshjet, në mënyrë të përgjegjshme. “Ritheksoj se pala amerikane nuk synon ‘Luftën e re të Ftohtë’, ndryshimin e sistemit të Kinës dhe kundërshtimin e saj ndërmjet forcimit të marrëdhënieve aleate. Nuk përkrahim ‘pavarësinë e Tajvanit’ dhe nuk dëshirojmë të hyjmë në konflikt me Kinën,” tha Presidenti amerikan.

Pala amerikane ndjek politikën e “Një Kine”. Zhvillimi i Kinës është në favor të botës. SHBA nuk synon frenimin e zhvillimit të Kinës dhe “shkëputjen” nga Kina, shprehet Bideni, duke premtuar se do të dërgojë Sekretaren e Thesarit Janet Yellen, dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken për vizitë në Kinë, që të forcojë shkëmbimet me palën kineze, të shmanget gjykimi i gabuar, të nxitet bashkëpunimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm mes dy vendeve, për tu përballur së bashku me sfidat globale, shkruan CMG

Të dy presidentët shkëmbyen gjithashtu mendime për krizën e Ukrainës dhe situatën e Gadishullit Korean.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Presidentët e dy vendeve shprehën mendimin se biseda ishte e sinqertë dhe konstruktive. Palët ranë dakord të ruajnë shkëmbimet. Do të shtyjnë grupet e punët për të konkretizuar siç duhet “Vizionin e San Franciskos” dhe për të nxitur konsulimet në sferën diplomatike, ekonomike, financiare e tregtare, si dhe dialogun në fushat e anti-dumpingut, të inteligjencës artificiale dhe të ndryshimit klimatik.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Apple mund të lejojë përdoruesit e iPhone të fshijnë aplikacionin Photos
Next Article Autorja e “Harry Potter” i shpëton burgut edhe këtë herë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?