By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lideri i partisë serbe në Mal të Zi thotë se 85 % e banorëve të këtij shteti janë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lideri i partisë serbe në Mal të Zi thotë se 85 % e banorëve të këtij shteti janë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Maqedoni

Lideri i partisë serbe në Mal të Zi thotë se 85 % e banorëve të këtij shteti janë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

admin
Last updated: 03/04/2024 11:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Lideri i Partisë serbe që njihet me qasje pro-serbe e pro-ruse në Mal të Zi ka deklaruar se 85 % e qytetarëve të këtij shteti janë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Përfaqësuesja e Malit të Zi që ka votuar kundër Kosovës javën e kaluar vjen nga partia e tij.

Milan Knezheviq që është udhëheqës i “Partisë Popullore Demokratike” në Mal të Zi, duke komentuar faktin se anëtarja e “DNP”-së dhe kryetarja e delegacionit malazez në Këshillin e Evropës, Maja Vukiçeviq votoi kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka deklaruar se ky është qëndrimi i 85 për qind të qytetarëve të Malit të Zi dhe se “askush nuk do ta riedukojë këtë parti”.

“Kush e përcaktoi se votimi për Këshillin e Evropës është një detyrim ndërkombëtar i Malit të Zi? A është e shkruar kjo në Kushtetutë? A duam të organizojmë një referendum? Nuk më intereson çfarë thonë Jevto Erakoviq dhe Danijel Zhivkoviq. Vukiçeviqi nuk përfaqësoi Qeverinë e Malit të Zi apo të Kosovës, por DNP-në dhe qëndrimin tonë e dinë të gjithë. Unë jam krenar për të dhe jam krenar për qëndrimin e saj”, ka thënë ai shkruajnë mediat në Serbi.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e fundit të ish-kryeministrit Dritan Abazoviq i cili mes tjerash ka thënë se po të ishte ai në pushtet kjo nuk do të ndodhte me Kosovën. Madje ky lider serb nga Mali i Zi ka ironizuar duke thënë si ai (Abazoviq) ka marrëdhënie të mira me Beogradin e “tani është i mirëseardhur të jetë një kosovar më i madh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”.

Ai gjithashtu në emision tha se nuk po e tradhtonte Malin e Zi, duke u takuar me liderët e Republikës ‘Srpska’ dhe Serbisë, Milorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe javën e kaluar Telegrafi ka publikuar një analizë ku tregon se si është votuar në Komitetin për Politikë dhe Demokraci ku u miratua në Asamblenë Parlamentare raporti i raportueses greke Dora Bakoyannis për Kosovën. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Man Utd po vështron dy yje të Ligës Premier pët këtë verë, njëri nga ta dështoi te Chelsea
Next Article Tre persona grabisin një market në Shkup, marrin me vete kasafortën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?