By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës
Sport

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

admin
Last updated: 19/04/2024 13:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Xabi Alonso ka thyer një rekord të vjetër mbrëmjen e së enjtes, teksa ekipi i tij Bayer Leverkusen ‘preu’ biletën e kualifikimit për në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Leverkuseni barazoi me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj West Hamit në Londër, për të siguruar një vend në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Të besuarit e Alonsos tani do të kenë punë me Romën në këtë fazë, teksa kanë mbyllur përfundimisht çështjen e fituesit të Bundesligës.

Ata i dhanë fund dominimit të Bayernit në elitën e futbollit gjerman vikendin e kaluar, duke siguruar titullin teksa kanë mbetur edhe pesë ndeshje para përfundimit të kampionatit.

Leverkuseni ende nuk e ka shijuar humbjen në ndonjë garë këtë sezon dhe mund të fitojë potencialisht tripletën duke mos humbur asnjë ndeshje, pasi ata janë kualifikuar gjithashtu edhe në finale të Kupës së Gjermanisë, aty ku do të takohen me FC Kaiserlautern.

Pasi evituan humbjen ndaj West Hamit, Alonso dhe Leverkuseni kanë vendosur një rekord të ri historik në futbollin evropian.

Seria e tyre prej 44 ndeshjeve pa humbje është seria më e gjatë e ndonjë ekipi që konkurron në top pesë ligat evropiane.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Juventusi, që shijuan një seri prej 43 ndeshjeve pa humbje nën urdhrat e Antonio Contes mes majit të vitit 2011 dhe majit të 2012-ës.

Humbja e fundit e Leverkusenit daton 328 ditë më parë, saktësisht në maj të vitit të kaluar, aty ku pësuan humbje me rezultat të thellë 3-0 ndaj Bochumit në xhiron e fundit të Bundesligës.

You Might Also Like

Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Lojtari i Izraelit kap flamurin e këndit dhe bën sikur lëshon raketë, përfundon me përjashtim nga loja

Van Dijk pranë largimit nga Liverpooli, tri liga në garë për yllin holandez

Dy nga gjenerata e vjetër e dy nga e reja, katër yje të Kosovës shikuan ndeshjen bashkë me presidentin e FFKS-së, Agim Ademin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: BDI përmes kryeshefit të SPB-Tetovë ushtron dhunë dhe trysni në zonën e 6-të zgjedhore (VIDEO)
Next Article Rileximi i mërzitshëm i “Uliksit”!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Protestuesit në SHBA e ngatërrojnë Izet Mexhitin me një ministër të Ramës, ai përgjigjet me buzëqeshje
Maqedoni TOP LAJM
Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Maqedoni
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?