By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Maqedoni

Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike

admin
Last updated: 25/09/2026 11:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 shtator, argument.mk/ – Ndryshimet klimatike tashmë kanë pasoja serioze mbi bujqësinë, infrastrukturën dhe funksionimin e përditshëm të shoqërive, porositi eurodeputeti dhe raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vajc, në seancën e Komitetit Parlamentar të Përbashkët BE–Maqedonia e Veriut.

Ai theksoi se valët e fundit të të nxehtit, thatësirat dhe zjarret tregojnë se kushtet ekstreme klimatike po bëhen gjithnjë e më të shpeshta edhe në pjesë të Evropës ku deri më tani nuk kanë qenë të zakonshme.

Sipas Vajcit, përveç uljes së emetimeve, është e domosdoshme që shoqëritë të përgatiten për ndryshimet klimatike që tashmë po ndodhin. Ai paralajmëroi se temperaturat e larta ndikojnë mbi shëndetin, bujqësinë, transportin dhe infrastrukturën.

Vajc u ndal edhe te potenciali i Maqedonisë së Veriut për zhvillimin e turizmit natyror. Ai e theksoi natyrën dhe parqet kombëtare si mundësi për tërheqjen e turistëve dhe zhvillimin ekonomik të mjediseve lokale.

Në seancë, deputetja Dragana Arsova foli për përparimin në harmonizimin e legjislacionit maqedonas me standardet evropiane në fushën e mjedisit jetësor.

Ajo theksoi se në vitin 2026 rrjeti i monitorimit për cilësinë e ajrit është zgjeruar me një stacion matës në Shtip, me ç’rast numri i stacioneve automatike matëse ka arritur në 23.

Arsova informoi edhe për aktivitetet në menaxhimin e mbeturinave, mbrojtjen e natyrës dhe politikën klimatike. Sipas saj, po punohet për një Ligj të ri për natyrën, ndërsa janë identifikuar 24 zona potenciale për rrjetin e ardhshëm “Natura 2000”, të cilat përfshijnë rreth 12 për qind të territorit të shtetit.

Në pjesën e politikës klimatike, ajo theksoi se Qeveria ka miratuar Projektligjin për veprim klimatik, me të cilin parashikohen mekanizma për monitorim dhe kontroll të emetimeve dhe vendoset bazë për neutralitet klimatik afatgjatë.

You Might Also Like

VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike

Izet Mexhiti në Nju Jork: Ruajtja e miqësisë shqiptaro‑amerikane është detyrë strategjike

Miteva për vizitën në SHBA: Ndërtojmë partneritete dhe hapim mundësi për investime

Çmimet e karburanteve në Evropë thyejnë rekorde: Ku renditet Maqedonia?

Regjim i veçantë trafiku në Shkup të dielën, do të mbahet garë vrapimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Maqedoni
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Shqipëri
Izet Mexhiti në Nju Jork: Ruajtja e miqësisë shqiptaro‑amerikane është detyrë strategjike
Maqedoni
Donna Dafi ndez skenën me “Good Morning”, kënga e re publikohet më 2 tetor
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?