By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lojtari i Izraelit kap flamurin e këndit dhe bën sikur lëshon raketë, përfundon me përjashtim nga loja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Lojtari i Izraelit kap flamurin e këndit dhe bën sikur lëshon raketë, përfundon me përjashtim nga loja
Sport

Lojtari i Izraelit kap flamurin e këndit dhe bën sikur lëshon raketë, përfundon me përjashtim nga loja

admin
Last updated: 25/09/2026 10:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Futbollisti izraelit Sayed Abu Farkhi është bërë protagonist i një momenti të pazakontë në ndeshjen ndaj Austrisë, pasi festoi golin në një mënyrë që i kushtoi me karton të verdhë dhe më pas me përjashtim nga loja.

Abu Farkhi shënoi golin e barazimit për Izraelin, duke e çuar rezultatin në 1-1.

Menjëherë pas golit, ai vrapoi drejt flamurit të këndit, e nxori atë nga toka dhe përdori shtizën e tij për të imituar një raketë.

Gjyqtari Georgi Kabakov e ndëshkoi me karton të verdhë për festimin. Meqë futbollisti kishte marrë më herët një tjetër karton të verdhë gjatë ndeshjes, ai u përjashtua nga loja.

Festimi mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare, veçanërisht për shkak të situatës së rëndë në Lindjen e Mesme dhe luftës në Gaza.

Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që Abu Farkhi festonte në këtë mënyrë.

Futbollisti izraelit-arab e ka përdorur edhe më parë të njëjtin gjest pas shënimit të golave dhe, në raste të mëparshme, është ndëshkuar me karton të verdhë për festimin.

Kjo e bën edhe më të diskutueshme situatën e mbrëmshme, pasi lojtari ishte në dijeni se një festim i tillë mund të ndëshkohej nga gjyqtari.

Përjashtimi i tij ndikoi drejtpërdrejt në vazhdimin e ndeshjes. Me një lojtar më shumë, Austria arriti të shënonte edhe dy herë të tjera dhe në fund triumfoi me rezultat 3:1.

Kështu, një festim që Abu Farkhi e kishte përdorur edhe më parë përfundoi duke i kushtuar shtrenjtë atij dhe përfaqësueses së Izraelit.

You Might Also Like

Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Van Dijk pranë largimit nga Liverpooli, tri liga në garë për yllin holandez

Dy nga gjenerata e vjetër e dy nga e reja, katër yje të Kosovës shikuan ndeshjen bashkë me presidentin e FFKS-së, Agim Ademin

Kosova pret Irlandën, UEFA cakton gjyqtarët për sfidën në “Fadil Vokrri”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Banket në Shtëpinë e Bardhë për nder të presidentit kinez Xi Jinping
Next Article Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Protestuesit në SHBA e ngatërrojnë Izet Mexhitin me një ministër të Ramës, ai përgjigjet me buzëqeshje
Maqedoni TOP LAJM
Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Maqedoni
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?