By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikolloski nga Podgorica: Anëtarësimi i plotfuqishëm në BE, rruga më e shpejtë përmes përafrimit ekonomik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikolloski nga Podgorica: Anëtarësimi i plotfuqishëm në BE, rruga më e shpejtë përmes përafrimit ekonomik
Maqedoni

Nikolloski nga Podgorica: Anëtarësimi i plotfuqishëm në BE, rruga më e shpejtë përmes përafrimit ekonomik

admin
Last updated: 26/04/2024 15:55
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 prill – Përafrimi ekonomik i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në është formula e duhur për arritjen e qëllimit tonë të përbashkët si rajon – anëtarësimin e plotë në BE. Zbatimi i reformave, si hapa reale inkurajohen nga Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku po punohet intensivisht nga të dyja palët, si dhe vendet e rajonit dhe BE-së. Këtë e bëri të ditur zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski, i cili merr pjesë në takimin e ministrave nga rajoni dhe përfaqësuesve të BE-së, dedikuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor në Podgoricë.

“Sot jemi sërish në Podgoricë për një takim ku po diskutojmë tema të rëndësishme për integrimin tonë evropian. Ky format i takimit rajonal, i cili është i treti kushtuar Planit të rritjes, paraqet model efektiv për përshpejtimin e agjendës reformuese. Agjenda reformuese në RMV tashmë është miratuar nga Qeveria dhe është dërguar në KE. Rëndësi ka që t’i jepet shtysë zbatimit të këtyre proceseve reformuese dhe të përshpejtohet zbatimi i tyre. Kjo do të jetë rruga jonë e vërtetë për të arritur në BE”, tha zëvendësministri Nikolloski.

Në takimin rajonal, ai iu referua aktiviteteve konkrete të ndërmarra nga Qeveria në lidhje me aderimin e vendit në rajonin SEPA dhe përmirësimin e korridoreve të gjelbra. 

“RMV-ja shprehu gatishmërinë për t’i përmbushur kriteret për marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe juridike me BE-në dhe gatishmërinë për të kryer transaksione pagesash në euro përmes anëtarësimit në SEPA. Kjo si rezultat i kontribuimit në heqjen e barrierave tregtare me vendet e BE-së, rritjen e kredibilitetit të sektorit financiar në skenën ndërkombëtare, thellimin e marrëdhënieve tregtare me rajonin ekonomik evropian, si dhe në kontribuimin në shërbimet më të thjeshta, më të shpejta dhe më të lira për qytetarët dhe kompanitë. Kërkesa është gati dhe aplikimi pritet të dorëzohet nga mesi i këtij viti, tha Nikolloski. 

Ai shtoi se priten përfitime shtesë nga përmirësimi i korridoreve të gjelbra që u krijuan gjatë krizës së kovid-it.

 “Korsitë e gjelbra ekzistuese kanë kontribuar tashmë në uljen e kohës së pritjes në pikat kufitare, ndërsa zgjerimi i mëtejshëm i tyre do të sigurojë zinxhirë furnizimi të pandërprerë dhe rritje të tregtisë, duke e bërë rajonin më tërheqës për investitorët. Zgjerimi i tyre do të përfshijë disa lloje mallrash të cilat do të përfshihen nga korridoret e gjelbra, si dhe pikat kufitare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi zëvendësministri i Financave.

 Gjithashtu, ai theksoi përkrahjen e BE-së në fushën e doganës, si dhe përkushtimin e Qeverisë në zbatimin e reformave nacionale në këtë fushë. Ai vuri në dukje se avancimi i mëtejshëm i bashkëpunimit doganor duhet të fokusohet jo vetëm në lehtësimin e tregtisë, por edhe në mbrojtjen e interesave financiare si të BE-së ashtu edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të sigurisë së qytetarëve.

Ky është takimi i tretë ministror dedikuar Planit të rritjes, me ç’rast takimi i parë u mbajt në Shkup, i dyti në Tiranë dhe në takimin e sotëm nikoqir është Podgorica.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bytyqi: Ministria e Financave dhe Komisioni për Mbrojtje të Konkurencës të nisë procedurë për sigurimin automobilistik
Next Article Barcelona synon ta blindoj Cubarsin me kontratë galaktike dhe klauzolë marramendëse

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?