By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MASHT-i dhe MSh-ja dëmtuan buxhetin me 11 milionë euro, shkak dy marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2014
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MASHT-i dhe MSh-ja dëmtuan buxhetin me 11 milionë euro, shkak dy marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2014
Maqedoni

MASHT-i dhe MSh-ja dëmtuan buxhetin me 11 milionë euro, shkak dy marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2014

admin
Last updated: 29/04/2024 11:46
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Dy marrëveshje gjatë vitit 2013 dhe tjetra në vitin 2014, i janë shkaktuar buxhetit të shtetit mbi 11 milionë euro. Marrëveshjet janë nënshkruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka bërë të ditur auditorja e Përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Audimit, Vlora Spanca, në një konferencë për media, ku shpalosi rezultatet dhe rekomandimet e dy raporteve të auditimit të Teknologjisë së Informacionit: “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit” si dhe “Sistemi Informativ për Menaxhimin e Stokut Farmaceutik (SIMSF)”.

Spanca tha se për modernizimin e sistemit të edukimit në Kosovë është negociuar marrëveshja për kredi të butë dhe e cila duhet të paguhet deri më 30 shtator 2032. Vlera totale e saj është mbi 5 milionë euro.

“Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit Gjatë viteve 2013-2017, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka zhvilluar projektin për digjitalizimin e arsimit parauniversitar në Kosovë, në vlerë prej 4,931,000 euro. Për zhvillimin e këtij projekti është negociuar marrëveshja për kredi të butë, përmes bankës austriake ‘UniCredit Bank Austria’, e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2014 dhe do të paguhet deri më 30 shtator 2032 në një vlerë totale 5,637,519 euro (përfshirë kryegjënë, interesin, tarifat). Me zhvillimin e këtij projekti ishte paraparë të krijohej sistemi me dy module, për komponentin e mësimit elektronik dhe komponentin e digjitalizimit të provimit të maturës, si dhe serverët për vendosjen e sistemit të zhvilluar”, tha Spanca.

“Rezultatet e auditimit tregojnë se projekti në fjalë nuk është funksionalizuar dhe nuk janë arritur qëllimet e tij për e-edukimin dhe digjitalizimin e provimit të maturës. Rrjedhimisht, dëmi i shkaktuar i buxhetit të shtetit për shkak të dështimeve në funksionalizimin e këtij projekti është 5,637,519 euro. Për këtë projekt do të vazhdohet të paguhet në formë të kësteve të kredisë deri në vitin 2032. Ministria (MASHTI) ka dështuar në projektin për digjitalizimin e arsimit para-universitar. Ky projekt i financiar plotësisht nga huamarrja është realizuar pa planifikim paraprak, i cili është përcjell me mangësi gjatë zhvillimit të cilat kanë ndikuar në mos arritjen e qëllimit dhe përmbushjes së misionit të organizatës. Për më shumë, Ministria nuk ka siguruar pajisjet thelbësore dhe infrastrukturën harduerike dhe të rrjetit për qëllime të këtij projekti. Sistemi i zhvilluar nuk ka arritur të zbatohet në shkolla për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme dhe qasjes në rrjet për përdoruesit. Rrjedhimisht, ky sistem është jo funksional, duke rezultuar në dëmtim të buxhetit  të Kosovës prej rreth 5.6 milionë euro, të cilat janë huamarrje dhe duhet  të shlyhen deri në vitin 2032”, u shpreh Spanca.

Ndërsa për Sistemin Informativ për Menaxhimin e Stokut Farmaceutik, Spanca tha se Ministria e Shëndetësisë nga viti 2013 ka investuar në digjitalizimin e menaxhimit të stokut farmaceutik në institucionet shëndetësore, për furnizim me barna dhe material shpenzues të listës esenciale dhe jo esenciale për pacientë. Megjithatë, sipas saj ka mangësi në shtrirjen dhe përdorimin e sistemit, si dhe në menaxhimin e qeverisjes së TI-së dhe sigurinë e të dhënave.

“Rezultatet e auditimit tregojnë se Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur të zbatoj plotësisht Sistemi për Menaxhimin e Stokut Farmaceutik (FMSF) në të gjitha nivelet shëndetësore edhe pas investimeve mbi 6.1 milionë euro në shtrirje të infrastrukturës harduerike, që të mundësojë zbatimin e sistemeve të informacionit shëndetësor, përfshirë edhe SMSF-në. Sistemi SMSF nuk shfrytëzohet nga të gjitha njësitë shëndetësore dhe shumica e barnatoreve të reparteve të spitaleve dhe klinikave dhe Qendrave të Mjekesisë Familjare (QMF) nuk realizojnë transaksione në SMSF deri te dalja për pacient. Gjithashtu, MSh-ja dhe ShSKUK-ja nuk i kanë harmonizuar Procedurat Standarde të Operimit (PSO) me proceset e punës në SMSF. Kjo rezulton me menaxhim jo të mirë të stokut farmaceutik dhe në planifikim jo të mirë për alokimin e burimeve në blerjen e medikamenteve, vështirësi në monitorimin e Institucioneve Shëndetësore për shpenzimin e stokut dhe shfrytëzimin sa më racional të barnave dhe materialit medicinal të shpenzuar nga Institucion Shëndetësore”, u shpreh Spanca në një konferencë për media.

“Ministria ka mangësi në ndarjen e përgjegjësive për administrimin e SMSF-së duke krijuar konflikt të përgjegjësive dhe vështirësi në koordinim dhe komunikim. Kjo mosndarje e përgjegjësive ka shkaktuar konfuzion për përdoruesit e SMSF-së, ngecje në ofrimin e shërbimeve në kohë dhe rrezikon integritetin e informacionit shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur të hartoj politikat dhe procedurat e TI-së, duke rrezikuar në mbrojtjen e aseteve të TI-së, si dhe besueshmërinë dhe konfidencialitetin e të dhënave të sistemeve të informacionit me rëndësi strategjike për MSh-në. Po ashtu, MSh-ja nuk zbaton kontrolle në menaxhimin e ndryshimeve në sisteme të informacionit. Si pasojë janë realizuar ndryshime pa testim dhe pa miratim nga personat e autorizuar, përpara zbatimit në mjedisin real. Kjo rrezikon të ketë ndryshime të paautorizuara ose aksidentale të cilat mund të kenë pasoja në funksionimin e sistemit”, deklaroi ajo.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Arsyeja pse Coachella mund të gjobitet me mijëra, sa herë që interpretuesit thyejnë ‘Rregullin e Artë’
Next Article ZPS kërkon vazhdimin e paraburgimit për Jakup Krasniqin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?