By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Këshilli për të drejta të njeriut i KB-së do të debatojë për gjendjen në Maqedoninë e Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Këshilli për të drejta të njeriut i KB-së do të debatojë për gjendjen në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni

Këshilli për të drejta të njeriut i KB-së do të debatojë për gjendjen në Maqedoninë e Veriut

admin
Last updated: 29/04/2024 11:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 prill – Grupi i Punës së Rishikimit Periodik Universal (RPU) i Këshillit për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara (KB) në takim më 2 maj në Gjenevë, do t’i shqyrtojë  për të katërtën herë të dhënat për gjendjen e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut, theksohet në kumtesën e sotme e Zyrës së KB-së në Shkup. 

“Maqedonia e Veriut është një prej 14 shteteve që do të rishikohet nga Grupi i Punës RPU gjatë seancës së radhës që do të zhvillohet më datat 29 pril -10 maj. Rishikimi i parë, i dytë dhe i tretë RPU i Maqedonisë së Veriut janë zhvilluar në muajin maj 2009, janar 2014, respektivisht janar 2019”, theksohet nëkumtesë.

Grupi punues i RPU përbëhet nga 47 vende-anëtare të Këshillit për të drejta të njeriut, secila nga 193-të vende-anëtare të KB-së mund të marrë pjesë në rishikimin e vendit.

“Dokumentet mbi të cilët bazohet rishikimi përfshijnë: 1) raportin kombëtar – informacion që ofrohet nga shteti subjekt i rishikimit; 2) informacionet që përmbajnë raportet e ekspertëve dhe grupeve të të drejtave të njeriut, të cilat njihen si Procedurat e veçanta, Organet e traktateve të të drejtave të njeriut dhe subjekte të tjera të OKB-së; 3) informacione të ofruara nga aktorët e tjerë, duke përfshirë institucionet vendase të të drejtave të njeriut, organizatat rajonale dhe grupet e shoqërisë civile”, shpjegohet në komunikatë.

RPU-ja është një proces që përfshin rishikimin periodik të të dhënave në lidhje me të drejtat e njeriut të 193 shteteve anëtare të OKB-së.

“Nga takimi i parë për këtë proces i mbajtur në muajin prill 2008, të gjitha 193 shtetet anëtare të OKB-së janë shqyrtuar tre herë. Gjatë ciklit të katërt të RPU-së, shtetet pritet që përsëri t’i bëjnë të ditura hapat që kanë ndërmarrë për të zbatuar rekomandimet e dhëna gjatë shqyrtimeve të mëparshme, të cilat kanë marrë angazhimin t’i zbatojnë, si dhe të theksojnë zhvillimet e fundit në lidhje me të drejtat e njeriut në vend”, potencohet në komunikatë.

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut do të kryesohet nga Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme. Të tre përfaqësuesit e shteteve që do të luajnë rolin e raportuesve (“trojka”) për rishikimin e Maqedonisë së Veriut janë: Shqipëria, Benini dhe Finlanda. 

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kreu grabitje në një kazino në vitin 2012 – ferizajasi dënohet me katër vjet burgim
Next Article Rëndësia e dizajnit për produktet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?