By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji
Maqedoni

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

admin
Last updated: 30/04/2024 09:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se deklarimi i pasurisë së kryeministrit Albin Kurti në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka asnjë logjikë të raportimit.

Miftaraj ka thënë se Kurti është duke bërë investime në Norvegji, transmeton Telegrafi.

“Viti 2018, Albin Kurti blen banesë në Oslo, Norvegji në vlerë prej 400 mijë euro. Sipas Kryeministrit, i njëjti ka hyrë në kredi prej 270 mijë Euro. Sidoqoftë, nëse i lexon deklarimet e pasurisë së Albin Kurtit nuk kanë pikë logjikë të raportimit. Viti 2020, Kryeministri Kurti dhe familja e tij janë në obligime për blerjen e banesës në vlerë prej 231,961 Euro”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Ai ka përmendur edhe deklarimin e pasurisë së Kurtit në vitin 2021, 2022 dhe 2023.

“Një vit më vonë, obligimet e kryeministrit për blerjen e banesës rriten në 300,000 Euro për banesën e njëjtë. Viti 2022, Obligimet e Kryeministrit Kurti bien ne 250.000 Euro për blerjen e banesës. Viti 2023, Kredia e Kryeministrit bie ne 220.000 Euro”, theksoi ai.

Sipas Miftarajt, nga këto deklarime ka kuptuar se Kurti po dërgon remitanca në Norvegji

“Krejt çka kuptova nga deklarimi i pasurisë së Kurtit ndër vite ishte, se përderisa diaspora jonë sjell remitanca në Kosovë, Kryeministri Kurti dërgon remitanca në Norvegji. Derisa diaspora jonë kursimet e tyre i investojnë në Kosovë, Kryeministri Kurti kursimet e tij po i investon ne Norvegji”, thuhet në postimin e tij.

Ndryshe, ditë më parë, kryeministri Kurti ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Kurti ka deklaruar se ka një banesë, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.

Kryeministri i vendit, ka bërë të ditur se ka 1 mijë e 500 euro të gatshme në institucione financiare.

Gjithashtu, Kurti ka deklaruar se edhe bashkëshortja e tij ka 2.500 euro në një bankë.

Pasurinë e deklaruar nga kryeministri Kurti mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dita e ndeshjes së parë gjysmëfinale – Bayern Munich pret Real Madridin në klasiken evropiane
Next Article “Valla më mbyti ‘mësyshi’”, Vesa Vallasaliu shpjegon për ‘aksidentin’ që pësoi me veturën e saj luksoze

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?