By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama thirrje opozitës: Të krijojmë “hapësirë jashtë territorit të luftës politike” për integrimin evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama thirrje opozitës: Të krijojmë “hapësirë jashtë territorit të luftës politike” për integrimin evropian
Shqipëri

Rama thirrje opozitës: Të krijojmë “hapësirë jashtë territorit të luftës politike” për integrimin evropian

admin
Last updated: 07/05/2024 13:43
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka paraqitur sot një ofertë opozitës për të bashkëpunuar për integrimin evropian me aleatët strategjikë, BE dhe SHBA, në atë që ai e quajti “një hapësirë jashtë territorit” të luftës politike.

Në takimin e mbajtur sot në Kryesinë e Kuvendit, ku iu adresua grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar për qeverisjen, korrupsionin dhe nga ku foli për nismën e re kombëtare për “Shqipërinë 2030”, Rama ja paraqiti këtë projektrezolutë grupit parlamentar, ndërsa theksoi se nuk mund të përjashtohen opozitat politike në Kuvend, por edhe jashtë saj.

“Ne sot jemi gati për ti paraqitur grupit parlamentar një projektrezolutë të Kuvendit të Shqipërisë që të nisim përpjekjen për gjithpërfshirjen, ku padyshim nuk mund të mendohet që të mund të përjashtohen opozitat politike në Kuvend, por edhe jashtë saj. Thirrja ime sot, për të gjithë ata që janë kundër nesh është shumë e thjeshtë besoj: ne nuk ju ndryshojmë dot, ju luftën tuaj politike vazhdojeni si ta mendoni ju, me të gjithë arsenalin e mirënjohur prej vitesh që ju dispononi. Por le të krijojmë një hapësirë jashtë territorit të kësaj lufte, një zone të ndaluar për sharjet dhe sherret e kësaj jete të ulët politike, një vend pune të përbashkët, me aleatët tanë strategjik BE dhe SHBA, me ekspertizën më të mirë vendase e ndërkombëtare, me të gjitha institucionet e pavarura, shoqërinë civile, botën akademike, grupet e interesit, për të adresuar jo dallimet tona të papajtueshme politike, as interesat tona të paafrueshme partiake, por procesin e mëtejshëm të shtetbërjes europiane të Shqipërisë, duke analizuar me sa më shumë objektivitet të gjitha hallkat e këtij shtetit në këtë fazë të re, si dhe identifikuar hapa që duhen marra masa që duhen ndërmarrë”, deklaroi Rama.

Rama iu drejtua opozitës duke i thënë se zgjedhjet janë vitin e ardhshëm dhe se opozita duhet të jetë e para që duhet të jetë e interesuar për këtë inisiativë.

“Ju thoni se e keni shumë seriozisht që doni të vini në pushtet dhe pavarësisht se çfarë mendojmë ne për këtë dëshirë tuajën, unë ju them se zgjedhjet janë vitin e ardhshëm. Dhe nëse me gjithë mend do vini në pushtet, atëherë ju duhet të jeni të parët që të jeni të interesuar për këtë inisiativë, sepse bota do të vazhdoj të rrotullohet dhe pas zgjedhjeve dhe ora biologjike mund të ndalë për secilin prej nesh, por s’mund të ndalë për të gjithë ne”, tha ai.

Rama tha se pozita duhet ta kosisderojë këtë inisiativë si një mundësi për të filluar të mendojë se çfarë duhet të bëjë për shtetbërjen europiane kur dëshira e tyre për të ardhur në pushtet të plotësohet.

“Dhe çfarëdo çudie do të na sjellë koha deri në zgjedhje përsëri do të ketë opozitë dhe qeveri, ku forcat ekzistuese të Parlamentit të sotëm do të kenë rolin e tyre. Kështu që konsiderojeni këtë inisiativë tonën si mudësinë tuaj për të filluar të mendoni se çfarë duhet të bëni për shtetbërjen europaine kur dëshira juaj që të vini në pushtet të plotësohet dhe ju të jeni qeveria. Dhe kijeni parasysh që kjo inisiativë kërkon një punë të madhe, ende më të madhe se puna në drejtësi, çka do të thotë se do të marrë disa vjet. Personalisht mua dhe ne që na gënjen mendja se do jemi këtu edhe 5 vjet të tjera të paktën, inisiativa na duhet për Shqipërinë e 2030-ës, kur me ndihmën e Zotit duhet ta ngrejmë flamurin kombëtar në Bruksel edhe do jetë i pari në radhët e shteteve anëtare të BE-së se rasti, fati e ka dashur të fillojë me A”, deklaroi Rama.

Uroj ta kuptoni, iu drejtua Rama Opozitës se këtë herë se në politikë ka edhe udhëkryqe, kur drejtimi për tu marrë është i njëjtë, pavarësisht nga dallimet. “Dhe kush refuzon ta marrë për inat të tjetrit humbet rrugën dhe harxhon shumë kohë për tu kthyer po aty. Eksperienca juaj duhet tu thotë diçka për atë“, deklaroi Rama.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article I duheshin nëntë persona për t’ia mbajtur fustanin – paraqitja e ekzagjeruar e Cardi B në Met Gala 2024
Next Article Plani i Rritjes për Ballkanin prej 6 miliardë euro, dy pagesa vjetore – në varësi të kushteve të përmbushura

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?