By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin
Shqipëri

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

admin
Last updated: 27/09/2026 18:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 shtator argument.mk/ – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama pas deklaratës së tij publike, duke e akuzuar se shmangu përballjen me gazetarët në një moment kur, sipas opozitës, duhej të jepte përgjigje për çështjen e Vlora Hysenit dhe emërimet në institucionet e sigurisë.

Sipas Nokës, Rama anuloi konferencën për shtyp dhe zgjodhi t’i drejtohej publikut përmes një kamere, pa u përballur me pyetjet e gazetarëve.

‘Rama shmangu përballjen me gazetarët. Anulloi konferencën për shtyp. Shqiptarët prisnin reagimin e tij për skandalin shtetëror që mban emrin Vlora Hyseni, të cilën e emëroi në krye të SHISH’, shkruan Noka.

Postimi i plotë:

Rama shmangu përballjen me gazetarët. Anulloi konferencën për shtyp.

Shqiptarët prisnin reagimin e tij për skandalin shtetëror që mban emrin Vlora Hyseni, të cilën e emëroi në krye të SHISH. Mirëpo i ka hyrë lepuri në bark, aq sa nuk e pati burrërinë t’i bënte ballë pyetjeve që gazetarët do i drejtonin. Zgjodhi t’i fliste një kamere

Sot shqiptarët prisnin që Edi Rama të jepte llogari për vendimet e tij politike, sepse emërimet e tij janë përgjegjësia e tij politike.

Shqiptarët prisnin dorëheqjen, por dëgjuan një monolog të përsëritur. Panë një paburrëri shtetërore, një ngutje për t’ia hedhur edhe kësaj radhe me një fjalim të rishkruar.

Edi Rama vendosi shtetin në dispozicion të krimit.

Kartelet kontrollojnë karriget e larta të shtetit, përfshirë kryeministrin.

Sot Shqipëria nuk ka siguri kombëtare.

SHISH dhe Policia e Shtetit kontrollohen nga Ergys Agasi. Bashkëpunëtorët sekretë të SHISH dhe policisë i ka në xhep Agasi, Suel Çela, Troplinët dhe Xhabaftët. Ministrin e Mbrojtjes e kontrollon Agasi me ortakun Ron Yeffet.

Për asgjë nga këto nuk guxoi të përgjigjet Edi Rama. Të gjithë e dinë psenë. Ai është strumbullari i këtyre skandaleve shtetërore. Ai është kurbani i fundit i narkoshtetit që krijoi. Ka radhën.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

“Korrupsioni nuk po shtohet, po goditet”, Rama: Hetimet e drejtësisë, si dëshmi e një kapitulli të ri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra
Next Article Nesër mblidhen deputetët, në rend dite Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?