By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Serwer thotë se Escobari e Lajçaku dështuan në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Serwer thotë se Escobari e Lajçaku dështuan në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi
Maqedoni

Serwer thotë se Escobari e Lajçaku dështuan në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

admin
Last updated: 10/05/2024 15:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit, Daniel Serwer ka thënë se i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak kanë dështuar ta bëjnë normalizimin politik në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në platformën “Peacefare”, profesori amerikan ka thënë se Escobari dhe Lajçaku filluan keq e përfunduan edhe më keq.

“Escobar dhe Lajçak nisën keq dhe përfunduan më keq. Ata i premtuan Beogradit se do të kenë prioritet krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe brenda Kosovës. Ata përfunduan pa përparim të rëndësishëm në atë prioritet të gabuar”, ka deklaruar Serwer.

Sipas Serwerit, normalizimi politik në mes të dy vendeve tani për tani është një urë shumë e largët.

“Është e qartë se politika perëndimore ndaj Serbisë nuk po funksionon. Washingtoni dhe Brukseli nuk po bëjnë shumë më mirë me Kosovën. Kosova ka refuzuar të lëvizë drejt Asociacionit, megjithë “pasojat” e kushtueshme evropiane dhe qortimet e ashpra amerikane. Vetëm nëse Beogradi zbaton dispozitat e tjera të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, Prishtina do të përgjigjet në natyrë. Vuçiq nuk është në gjendje ta bëjë këtë”, ka theksuar Serwer.

Lajçaku pritet të vazhdojë si ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar Escobari për pak javë do të marrë detyrë të re.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sunak përmes Ramës thekson rëndësinë e stabilitetit në Kosovë dhe Bosnjë
Next Article Ambasada Franceze: Drafti i BE-së baza e vetme dhe më e mira, Kosova ta çojë në Kushtetuese që ta përkahim në KiE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?