By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Tetovë akoma asnjë lëvizje për disperzimin e zjarrfikësve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Tetovë akoma asnjë lëvizje për disperzimin e zjarrfikësve
Maqedoni

Në Tetovë akoma asnjë lëvizje për disperzimin e zjarrfikësve

admin
Last updated: 25/05/2024 22:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 25 maj – Disperzimi i Njësisë territoriale kundër zjarrit në tre komuna si duket po shkon drejt dështimit. Shkak për këtë, sipas shefit të kësaj njësie në Tetovë, është bllokimi që bëhet nga kryetarët e komunave të Bogovinës dhe Tearcës, të cilët nuk gjejnë vend të përshtatshëm. Sipas Ametit nëse këto komuna refuzojnë bashkëpunimin, do t’iu ndërpriten shërbimet.

“Kemi gjet gjuhë të përbashkët vetëm me kreun e komunës së Zhelinës me çka javën e ardhshme do bëjmë edhe hapjen e qendrës në Zhelinë. Me komunën e Bogovinës kemi tentuar disa herë për të diskutuar për lokacionin apo vendin ku do vendoset pika e zjarrfikësit, megjithatë, në asnjë moment nuk kemi gjet gjuhë të përbashkët me këta kryetar komunash, siç është kryetari i Bogovinës dhe ai i komunës së Tearcës”, tha Avni Ameti, kryeshef i NJTKZ Tetovë.

Edhe pse me Ligj nuk është e lejuar themelimi i njësiteve zjarrfikëse në komunë rurale, kreu i Bogovinës Besnik Emshiu, tha se komuna do ta themelojë këtë pikë bashkë me Vrapçishtin, edhe atë si projekt ndërkufitar, në bashkëpunim me komunën e Cerrikut të Shqipërisë.

“Ne për momentin bashkë me komunën e Vrapçishtit, kemi fituar një projekt ndërkufitar me komunën e Cerrikut në Shqipëri, dhe ne jemi duke themeluar njësinë tonë komunale për zjarrfikës. Jemi në fazën e fundit madje të themelimit të kësaj njësie dhe së shpejti do themelohet e njëjta”, tha Besnik Emshiu kryetar i komunës së Bogovinës.

Ligji a e lejon këtë?

“Për momentin në bazë të Ligjit nuk lejohet por, shpresojmë që do kalojë në Ministrinë e Mbrojtjes për financim të bllok dotacioneve për njësinë e zjarrfikësve”, shtoi Besnik Emshiu kryetar i komunës së Bogovinës.

Kontaktuam edhe Komunën e Tearcës, nga ku thanë se punohet në drejtim të gjetjes së një lokacioni dhe realizimit të këtij projekti edhe më tutje. Me themelimin e lokacioneve të disperzuara, Njësia kundër zjarrit në Tetovë pritet të punësojë të paktën edhe pesëdhjetë zjarrfikës, ndërsa njësia territoriale kundër zjarrit, do të kaloj në Brigadë kundër zjarrit dhe do të jetë e dyta në vend, pas asaj të Shkupit.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mungesa e gjykatësve detyron qytetarët që të presin me vite që lënda e tyre të vijë në radhë
Next Article Nicki Minaj lirohet pas arrestimit në aeroportin e Amsterdamit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?