By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dialogu në Bruksel, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: I stërzgjatur, BE të zhvillojë dialog të drejtë që respekton pavarësinë e Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dialogu në Bruksel, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: I stërzgjatur, BE të zhvillojë dialog të drejtë që respekton pavarësinë e Kosovës
Maqedoni

Dialogu në Bruksel, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: I stërzgjatur, BE të zhvillojë dialog të drejtë që respekton pavarësinë e Kosovës

admin
Last updated: 07/06/2024 07:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson se Bashkimi Evropian duhet të fokusohet në lehtësimin e një dialogu të drejtë e që respekton pavarësinë e Kosovës, ndërsa bën thirrje që të caktohet negociatori nga rangu i diplomatëve/politikanëve të mirëpritur dhe të pranuar nga të dyja vendet, në mënyrë që të rritet niveli i besueshmërisë tek të gjitha palët.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) thekson ka ndjekur me shumë interes dhe shqetësim negociatat e stërzgjatura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe dëshiron të shohë një marrëveshje përfundimtare sa më shpejt të jetë e mundur.

“Këshilli i Ambasadorëve qëndron kundër presionit ndaj Kosovës që të pajtohet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe beson se një presion i tillë minon sovranitetin e Kosovës dhe inkurajon qëndrimin e Serbisë për mosnjohje. Zgjidhjet e imponuara mund të destabilizojnë rajonin”, thuhet tutje në reagim.

KASH thekon se kontributi dhe roli i pazëvendësueshëm i BE-së duhet të fokusohet në lehtësimin e një dialogu të drejtë që respekton pavarësinë e Kosovës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje BE-së po ashtu që për dialogun Kosovë-Serbi të caktojë negociator nga rangu i diplomatëve/politikanëve të mirëpritur dhe të pranuar nga të dyja vendet, në mënyrë që të rritet niveli i besueshmërisë tek të gjitha palët.

KASH kërkon gjithashtu që sjelljet e Serbisë si përfaqësuese ruse dhe retorika e liderit të Republika “Srpska”, Milorad Dodik për ndarjen nga Bosnja dhe Hercegovina të ndalet me çdo kusht përpara se të jetë tepër vonë.

“Ne e konsiderojmë këtë si një instrument lufte, si një qasje që shkon në të njëjtën linjë/logjikë me agresionin rus kundër Ukrainës”, thuhet tutje në reagimin e Këshillit të Ambasadorëve.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë
Next Article “Nëse i nënvlerësoni shqiptarët do të jeni në rrezik” – mediumi i njohur The Athletic analizë të gjerë për Shqipërinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?