By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulmi terrorist i 11 shtatorit në SHBA/ Arrihet marrëveshja, tre personat e akuzuar për komplotin do të pranojë fajësinë në këmbim të…
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Sulmi terrorist i 11 shtatorit në SHBA/ Arrihet marrëveshja, tre personat e akuzuar për komplotin do të pranojë fajësinë në këmbim të…
Bota

Sulmi terrorist i 11 shtatorit në SHBA/ Arrihet marrëveshja, tre personat e akuzuar për komplotin do të pranojë fajësinë në këmbim të…

admin
Last updated: 01/08/2024 08:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tre nga njerëzit e akuzuar për komplotimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kanë hyrë në një marrëveshje paragjyqësore, thotë Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.

Personi i akuzuar si organizatori i sulmeve të 11 shtatorit 2001 nga Al-Kaidës ka rënë dakord të pranojë fajësinë. Khalid Sheikh Mohammed dhe dy bashkëpunëtorë të tij pritet ta deklarojnë fajësinë para Komisionit Ushtarak në Gjirin e Guantanamos në Kubë javën e ardhshme.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë pothuajse me siguri përfshijnë pranimin e fajësisë në këmbim të shmangies së dënimit me vdekje.

Zyrtari tha se kushtet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura publikisht, por tha se ekziston mundësia që ajo të parashikojë një dënim me burgim të përjetshëm.

Khalid Sheikh Mohammed është i burgosuri më i njohur në qendrën e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos, që u krijua në vitin 2002 nga Presidenti i atëhershëm Xhorxh W. Bush për të mbajtur të ndaluar të dyshuarit si militantë të huaj pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Numri më i lartë i të ndaluarve në atë kompleks ka qenë 800. Sot në Guantanamo janë 30 të burgosur.

Marrëveshja mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të akuzuarve për pranimin e fajësisë për 11 shtatorin vjen më shumë se 16 vjet pasi filloi procesi penal ndaj tyre lidhur me sulmet e Al-Kaidës dhe më shumë se 20 vjet pas sulmeve që shkaktuan vdekjen e afro 3,000 personave dhe pas së cilave SHBA filloi një luftën në Afganistan që vazhdoi për dy dekada.

Familjet e shumë prej viktimave kanë thënë se donin që të akuzuarit për organizimin e sulmit të pranonin zyrtarisht fajin.

Udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell dënoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

“E vetmja gjë më e keqe se të negociosh me terroristët është të negociosh me ta pasi ata janë në paraburgim”, tha Senatori McConnell në një deklaratë.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Korrierët e krimit”/ Rruga e parave të pista drejt kufijve të Shqipërisë, si studentët arrijnë të kalojnë mijëra euro në Rinas
Next Article Sarma e Sulltanit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?