By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nëntë zjarre aktive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nëntë zjarre aktive
Maqedoni

Nëntë zjarre aktive

admin
Last updated: 04/08/2024 10:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 gusht – Maqedonia e Veriut është duke u përballur me nëntë zjarre aktive, përfshirë me zjarre të reja në Ohër dhe në Shkup, njoftoi të shtunën drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizaa, Stojance Angelov.

Një zjarr i madh është përhapur në zonën e komunës së Ohrit, në fshatin Kosel, i cili rrezikon të përhapet edhe në një pyll me pisha.

Zjarret kanë shpërthyer edhe në zonën e Shkupit, në komunën e Zelenikovës, dhe afër fshatit Ljubanci.

Angelov thotë se zjarri më i madh është në malet e Osogovës, në terren të paarritshëm, i cili është aktiv prej ditësh, prandaj autoritetet kanë vendosur t’i përdorin tetë helikopterë – tre maqedonas, një serb, dy hungarezë, një slloven dhe një çek – për ta shuar atë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se helikopteri i saj, Airbus H215 Super Puma, me tre tonë ujë, me gjashtë pjesëtarë të Njësisë së Helikopterëve dhe një pjesëtar të Sektorit të Emergjencave, është dërguar në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, shkruan REL.

Angelov shtoi se zjarri në komunën e Makedonski Brodit, në rajonin e fshatrave Tazhevë dhe Breznicë, po vazhdon prej disa ditësh në terren vështirë të qasshëm dhe se të shtunën atje është dërguar një helikopter policor, si dhe një ekip nga Hungaria me 46 zjarrfikës dhe automjete speciale.

Zjarri në Plasnicë është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e tij, si dhe zjarri i pyjeve në Pehçevë.

Angelov tha se në Maqedoninë e Veriut këtë verë është regjistruar një numër rekord i zjarreve dhe se gjatë korrikut ka pasur 620 zjarre në natyrë dhe në pyje, prej të cilave 611 janë shuar.

“Rekordi ishte më 29 korrik, kur kishim 66 zjarre aktive në një ditë”, tha Angelov.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjërat që duhet të keni me vete kur shkoni për ecje në male
Next Article 21 për qind e votuesve në Himarë me karta të skaduara, qeveria nuk nxori vendim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?