By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 21 për qind e votuesve në Himarë me karta të skaduara, qeveria nuk nxori vendim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > 21 për qind e votuesve në Himarë me karta të skaduara, qeveria nuk nxori vendim
Shqipëri

21 për qind e votuesve në Himarë me karta të skaduara, qeveria nuk nxori vendim

admin
Last updated: 04/08/2024 10:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ka reaguar sot edhe organizata OMONIA e degës së Himarës në lidhje me kartat e skaduara.

OMONIA akuzon kryeministrin Rama se refuzoi të nxjerrë aktet ligjore që do të garantonin të drejtën e votës, sikurse ka bërë në zgjedhjet e mëparshme. Sipas saj nga 23074 zgjedhës të regjistruar, 6157 janë të privuar nga e drejta e zgjedhjes.

Komisionerët morën pak orë më parë udhëzime që mos të lejohen të votojnë personat me karta identiteti të skaduara. Për shkak të tyre është pezulluar për disa minuta votimi në Himarë fshat, por sipas KQZ ka rinisur sërish.

Një orë nga nisja e procesit të votimit në zgjedhjet për kryebashkiakun e Himarës, 70 votues nuk arritën të votojnë për shkak të skadimit të kartave të identitetit.

Komisionerët QV 4590/1 vendosën që të mos lejohen të votojnë, derisa të ketë një vendim nga ana e autoriteteve për t’i lejuar.

Në këto zgjedhje ministria e brendshme nuk ka nxjerrë urdhër për shtyrjen e afatit të kartave të ID, sikurse në zgjedhjet e mëparshme. Sipas sekretarit të KZAZ në Himarë, deri tani janë 70 votues që nuk kanë arritur të votojnë për shkak të kartave të ID të skaduara.

DEKLARATA E OMONIAS/Qe me nisjen e procesit zgjedhor në Bashkinë Himare, me insistimin e komisionerëve të Partisë Socialiste, dhjetëra zgjedhësve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumenteve të identifikimit të skaduara. Sipas OMONIA-s kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të PS, duke u shërbyer qytetarëve në mënyrë selektive.

Në kundërshtim me praktikat e aplikuara në proceset e mëparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi të nxjerrë aktet përkatëse ligjore që do te garantonin të drejtën e votës për të gjithë zgjedhësit.

Kompania shtetërore e prodhimit të kartave te identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të Partisë Socialiste, duke u shërbyer qytetarëve në mënyrë selektive. Anëtarëve të PS u rinovoheshin dokumentet në mënyrë të organizuar brenda 24 orëve, ndërsa qytetarëve të tjerë u kërkohej të paraqiteshin pas 15 ditësh.

Në total, nga 23074 zgjedhës të regjistruar, 6157 janë apriori të privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe përgjegjësi të Qeverisë Rama. a.b

You Might Also Like

Berisha për masën e SPAK ndaj Hysenit: Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës

Hetimi i kreut të SHISH, Çuçi: Krenarë që kemi ndërtuar një shtet me pushtete të pavarura

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Akademiku Nazim Gruda zgjidhet president i UEAA-së

OBSH certifikon arritjen e objektivave për kontrollin e hepatitit B në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nëntë zjarre aktive
Next Article Ka kërcënuar vajzën dhe bashkëshorten arrestohet 45 vjeçari nga Tetova

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?