By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ribalanci i buxhetit, pranohen vetëm dy amandamente
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ribalanci i buxhetit, pranohen vetëm dy amandamente
Maqedoni

Ribalanci i buxhetit, pranohen vetëm dy amandamente

admin
Last updated: 05/08/2024 19:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 gusht – Komisioni për Financim dhe buxhet në ditën e fundit të debatit për amendamentet për ribalanc të Buxhetit pranoi dy amendamente të parashtruara në moment të fundit nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Me njërin amandament kërkohen 318 milionë denarë për pagesën e administratorëve që u përfshinë në zbatimin e zgjedhjeve të këtij viti dhe me të dytin u kërkuan 32,169 milionë denarë për reklamat politike me pagesë.

Gjatë seancës u refuzuan dy amendamentet e Frontit Evropian, me të cilat kërkoheshin mjete finaciare për ndërtimin e sallës sportive në shkollën fillore në fshatin Bogovinë dhe për sallë sportive në fshatin Rashçe të Komunës së Sarajit.

“Ky amendament i parashtruar nga Deputetët e Frontit Evriopian propozohet me qëllim që të sigurohen mjete në vlerë prej 40,625 milion denarë për ndërtimin e sallës sportive në f.Rashçe në kuadër të shkollës fillore “Drita” në Komunën e Sarajit.” – tha Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli.

“Habitem me dyftyrsinë e Blerim Bexhetit, pasi që në vitin 2014 kur u bë djegia e sallës ai ka qenë Kryetar i Komunës së Sarajit. Gjithashtu nga viti 2017 e deri më sot z.Blerim Bexheti ka qenë kryetar i po kësaj komune dhe asgjë konkrete nuk ka ndëmarrë për zgjidhjen e këtij problemi.” – deklaroi Deputetja e Koalicionit VLEN, Feride Haxhiu.

Zëvendësministri i Financave, Nikolçe Jankulovski, nuk i pranoi amandamentet me arsyetimin se sallat sportive janë ndërtuar sipas programit vjetor të hartuar nga MASH.

“Më vjen keq që tre gjimnazet e kërkuara nga komisioni i sotëm nuk janë përfshirë, por nga viti i ardhshëm do të bëjmë përpjekje që të sigurojmë fonde.” – deklaroi Zv.Ministri i Financave, Nikolçe Jankulovski.

Për ribalans të buxhetit janë dorëzuar 58 amendamente, disa prej tyre janë tërhequr nga propozuesit ndërsa të tjerat nuk morrën pëlqimin e shumicës së anëtarëve të Komisionit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe: Mickoski me deklaratat e tij po shkakton pasiguri dhe frikë tek qytetarët
Next Article Barometri i korrupsionit, më shumë raste të turbullta se sa të pastërta

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?