By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Vetëm paqja mes Izraelit dhe Hamasit e ndal Iranin nga sulmi”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Vetëm paqja mes Izraelit dhe Hamasit e ndal Iranin nga sulmi”
Bota

“Vetëm paqja mes Izraelit dhe Hamasit e ndal Iranin nga sulmi”

admin
Last updated: 13/08/2024 15:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Vetëm një marrëveshje armëpushimi në Gaza, midis Izraelit dhe Hamasit, do të pengonte Iranin nga hakmarrja për një sulm të drejtpërdrejtë kundër Izraelit. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila citon tre zyrtarë të lartë Iranian.

“Irani, së bashku me aleatët si Hezbollahu, do të fillonin një sulm të drejtpërdrejtë nëse bisedimet në Gaza dështojnë ose nëse ai mendon se Izraeli po zvarrit negociatat. Burimet nuk thanë se sa kohë Irani do të lejonte përparimin e bisedimeve përpara se të përgjigjej”, thonë burime për Reuters.

Një zyrtar i lartë i Hamasit tha për mediat arabe, se lideri i ri i Hamasit, Yahya Sinwar dëshiron të ndalojë luftën dhe të arrijë një armëpushim në Rripin e Gazës.

Hamasi fajëson Izraelin se po e pengon këtë marrëveshje. “Sinwar mbështet armëpushimin, por duhet që forcat ushtarake të Izraelit të tërhiqen nga Rripi i Gazës. Ai dëshiron kthimin e refugjatëve dhe rindërtimin e Gazës”, citohet të kenë thënë zyrtarë të lartë të Hamasit për mediat arabe.

SHBA ka bërë të ditur se bisedimet e paqes të planifikuara për të enjten të zhvillohen siç ishte planifikuar dhe se një marrëveshje armëpushimi është ende e mundur. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të niset për diskutime në Katar, Egjipt dhe Izrael.

Ndërkohë, sulmet ajrore izraelite vranë 19 palestinezë në Rripin qendror dhe jugor të Gazës gjatë 24 orëve të fundit, kanë bërë të ditur mjekët në Rripin e Gazës. Një sulm vrau gjashtë persona, duke përfshirë një nënë dhe foshnjat e saj binjake, ndërsa shtatë palestinezë të tjerë u vranë në një sulm në një shtëpi në kampin Al-Bureij.

You Might Also Like

Tërmet i fortë godet Napolin, dëme të shumta nga rrëshqitjet e dheut! Momenti kur njerëzit dalin me vrap në rrugë

Aeroplani i parë ushtarak amerikan u ul në bazën ajrore në Bullgari

Meloni: Imazhe tronditëse nga Ceuta, pezullohet marrëveshja e Shengenit për lëvizjen e lirë nga Spanja

Franca forcon kontrollet në kufirin me Spanjën pas fluksit të madh të emigrantëve në Ceuta

Kamioni i djegur në rrugë shkakton radhë kilometrike në Morinë për të hyrë në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article FBI ngre alarmin: Irani ka hakeruar fushatën elektorale të Trump dhe Biden
Next Article “Leku fundos euron”, monedha evropiane bie në minimumin e ri historik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?