By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Numri i zjarreve nuk po zvogëlohet, apel deri te qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Numri i zjarreve nuk po zvogëlohet, apel deri te qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm
Maqedoni

Numri i zjarreve nuk po zvogëlohet, apel deri te qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm

admin
Last updated: 13/08/2024 18:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 gusht – Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, informoi se numri i zjarreve nuk po zvogëlohet dhe sipas përvojës së mëparshme, siç tha ai, priten edhe të reja. Ai u ka bërë apel qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, të mos shkaktojnë zjarre dhe nëse vërejnë zjarr të lajmërojnë menjëherë.

Angellov sot informoi se gjatë ditës së djeshme kishte 37 zjarre në ambient të hapur, ndërsa sot deri në orën 16 ishin 23. Prej tyre, siç tha, pesë janë shuar, tetë janë vënë nën kontroll, ndërsa dhjetë janë aktive.

“Fatkeqësisht, pres që në orët e ardhshme të shfaqen zjarre të reja në ambient të hapur, sepse kështu na tregon përvoja e mëparshme”, tha Angellov.

Zjarri më i vështirë që po përpiqen ta shuajnë më shumë se 20 ditë është zjarri në territorin e Komunës së Makedonski Brodit, siç informoi, i cili aktualisht ka dy degë.

“Dega që hyn në vendgjuetinë Jasen është nën kontroll të plotë, ndërsa në degën e dytë e cila lëviz në drejtim të fshatit Belicë dhe restorantit Belicë, mëngjesin e sotëm vepruam me helikopter slloven dhe nga toka veprojmë me 15 pjesëtarë të policisë si dhe 15 pjesëtarë të ushtrisë. Në të njëjtën kohë u ndihmojnë të tre zjarrfikësve dhe katër personave nga Parku Kombëtar. Fatkeqësisht në disa vende digjet pyll cilësor me pisha”, tha drejtori.

Lidhur me zjarrin e dytë të rëndë në Pehçevë, në drejtim të fshatit Negrevë, informoi se po veprojnë me pesë er traktorë, ndërsa në tokë shuajnë 15 pjesëtare të ushtrisë, 10 pjesëtarë të policisë, 10 punëtor të DMSH-së dhe 32 të punësuar në Pyjet kombëtare.

Angellov tha se gjatë këtij zjarri digjet një pyll i përzier dhe lufta me të, siç tha ai, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos ndezin zjarr në ambient ​​të hapur dhe u bëri thirrje nëse vërejnë tym apo zjarr të hapur të lajmërojnë në numrin 112, por nëse dyshojnë se një person i caktuar ka vënë një zjarr diku, të njëjtin ta raportojnë në stacionin policor më të afërt ose në numrin 112.

Angellov theksoi se gjatë korrikut kishte 765 zjarre në ambient të hapur mes të cilëve edhe zjarre pyjore.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zjarri në Prevallë, Ministria e Punëve të Brendshme: Nuk ka rrezik për jetën dhe pasurinë e banorëve
Next Article Përderisa gjyqësori gëzon dy për qind besim, nuk do të heq dorë nga reformat në drejtësi, thotë Mickoski

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?