By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: DASH: Nuk mbështesim asnjë ndryshim në statusin aktual të urës së Ibrit, Qeveria të mos veprojë njëanshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > DASH: Nuk mbështesim asnjë ndryshim në statusin aktual të urës së Ibrit, Qeveria të mos veprojë njëanshëm
Maqedoni

DASH: Nuk mbështesim asnjë ndryshim në statusin aktual të urës së Ibrit, Qeveria të mos veprojë njëanshëm

admin
Last updated: 14/08/2024 11:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se nuk mbështet asnjë ndryshim në statusin aktual të urës së Ibrit në Kosovë.

Kështu u shpreh një zëdhënës i DASh-it për “Pavlovic Today”.

“Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë lëvizje për të ndryshuar statusin aktual të Urës së Mitrovicës në këtë moment. Hapja e urës për lëvizjen e automjeteve tani rrit potencialin për dhunë dhe vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it – përfshirë amerikanët – të cilët po punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë”, ka deklaruar zëdhënësi i DASh-it.

DASh bëri thirrje që Qeveria e Kosovës të përmbahet nga “veprimet njëanshme dhe të adresojë çështjen brenda kuadrit të dialogut të lehtësuar nga BE”.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë këtë veprim të pakoordinuar dhe njëanshëm dhe të diskutojë çështjen brenda dialogut të lehtësuar nga BE,” tha zëdhënësi.

Departamenti i Shtetit theksoi se ky qëndrim është në përputhje me atë të partnerëve të QUINT-it, si dhe të BE-së dhe NATO-s.

Qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas Departamentit të Shtetit, është që “të punojnë me Qeverinë e Kosovës për të krijuar kushtet në të cilat ura mund të hapet për qarkullimin e automjeteve”.

Për këtë qëllim, Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës “të kthehet në angazhimin e ngushtë dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mori makinë me qira në Gostivar dhe kontrabandoi emigrantë, kapet nga policia në Greqi
Next Article Vala e të nxehtit e pafavorshme për bujqësinë, vaditja prioritet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?