By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Si të dalloni alergjinë ndaj diellit: Ka disa lloje, ja simptomat dhe kur shfaqen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Si të dalloni alergjinë ndaj diellit: Ka disa lloje, ja simptomat dhe kur shfaqen
Shëndetësi

Si të dalloni alergjinë ndaj diellit: Ka disa lloje, ja simptomat dhe kur shfaqen

admin
Last updated: 16/08/2024 11:59
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Lexoni si të njihni simptomat e një alergjie nga dielli, çfarë lloje alergjish ekzistojnë, çfarë i shkakton ato

Alergjia nga dielli më së shpeshti shfaqet në formën e një skuqjeje në lëkurë pas ekspozimit në diell.

Ka disa lloje të kësaj alergjie. Reagimet mund të jenë të lehta ose më serioze.

Llojet e alergjive nga dielli

Purigo aktinike është një formë shumë e rrallë e alergjisë nga dielli dhe njihet nga gungat e vogla që shfaqen në lëkurë.

Reaksioni fotoalergjik ndodh kur disa nga kimikatet në lëkurë reagojnë me rrezet e diellit. Kjo ndodh më shpesh për shkak të disa ilaçeve, kremrave kundër diellit, grimit ose parfumeve. Simptomat mund të shfaqen disa orë ose disa ditë pas ekspozimit në diell.

Shpërthimi polimorfik i dritës, i njohur edhe si “helmimi nga dielli”, është forma më e zakonshme e alergjisë nga dielli dhe është më e zakonshme tek gratë, njerëzit me lëkurë më të hapur, adoleshentët dhe të rinjtë. Njihet nga gunga të vogla në lëkurë, njolla apo flluska që shfaqen disa orë pas ekspozimit në diell.

Urtikaria diellore është një lloj alergjie ndaj diellit që mund të njihet nga një skuqje që shfaqet pas disa minutash ekspozimi në diell. Ashpërsia e simptomave varion nga të lehta në të rënda, shkruan my.clevelandclinic.org, përcjell Telegrafi.

Kush është alergjik 

- Advertisement -
Ad imageAd image

Alergjia nga dielli mund të shfaqet tek kushdo, pavarësisht nga mosha apo gjinia. Disa forma të alergjisë shfaqen më shpesh tek njerëzit që kanë lëkurë më të hapur ose më të errët, si dhe tek ata që kanë dikë në familje me alergji nga dielli.

Gjithashtu, medikamentet si antibiotikët, antihistaminet, diuretikët, antimykotikët, ilaçet për uljen e kolesterolit, si dhe antiinflamatorët josteroidë, pilulat kontraceptive, retinoidet, mund të rrisin rrezikun e një reaksioni fotoalergjik.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Çfarë e shkakton alergjinë nga dielli?

Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë me siguri pse disa njerëz zhvillojnë një alergji ndaj diellit. Disa studime kanë përcaktuar se ekziston një faktor trashëgues, të tjerë që trupi shkakton një përgjigje histamine ose imune pas ekspozimit në diell.

Simptomat e alergjisë nga dielli

Simptomat e alergjisë nga dielli mund të shfaqen disa minuta, orë ose ditë pas ekspozimit të lëkurës në diell, dhe ashpërsia mund të varet gjithashtu nga sa kohë është ekspozuar lëkura në diell, sa i fortë është dielli, çfarë lloj alergjie.

Skuqja që është një reagim ndaj diellit mund të përfshijë:

▪ Gunga, papula (nyje), nyje (të ngjashme me aknet), flluska ose skuqje të ngjashme me koshere
▪ Kruajtje
▪ Skuqje
▪ Krijimi i një kore në “plagë”
▪ Thumbim
▪ Ënjtje

Më rrallë, alergjia ndaj diellit mund të shkaktojë simptoma të tilla si:

▪ Dhimbje koke
▪ Të fikët
▪ Nauze dhe të vjella
▪ Frymëmarrje në gjoks ose gulçim
▪ Anafilaksi (tek urtikaria diellore)

Nëse dyshoni se ju ose fëmija juaj keni një alergji ndaj diellit, është mirë të kontaktoni mjekun, i cili do të punojë me ju për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të lehtësuar simptomat.

Alergjia nga dielli nuk mund të shërohet, por ndikon vetëm në simptomat, ndërsa “ilaçi” më efektiv është shmangia e diellit në rast alergjie.

You Might Also Like

Mosngrënia e vakteve si ndikon në organizëm?

Kanella bën mrekulli ndaj shumë sëmundjeve

Tharja e rrobave në shtëpi, e dëmshme për shëndetin

Këto ushqime përmirësojnë shëndetin e duhanpirësve

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes, kujdesi që duhet të tregoni

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Andonovski, Dereban dhe Zekolli Shaqiri vendosën lule me rastin e Ditës së Armatës
Next Article Modelja Katie Price dyshohet se është fejuar për herë të nëntë pasi shihet me unazë në gisht

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?