By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Këshilli Gjyqësor formon një Komision që do të hetojë veprimin e Gjykatës për rastin e Blerim Ramadanit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Këshilli Gjyqësor formon një Komision që do të hetojë veprimin e Gjykatës për rastin e Blerim Ramadanit
Maqedoni

Këshilli Gjyqësor formon një Komision që do të hetojë veprimin e Gjykatës për rastin e Blerim Ramadanit

admin
Last updated: 16/08/2024 13:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 gusht – Këshilli Gjyqësor sot në një mbledhje urgjente solli vendim të formohet një Komision që do ta konstatojë gjendjen reale lidhur me vendimet e miratuara nga ana e Gjykatës Themelore Penale Shkup, ndërsa në lidhje me rastin e Blerim Ramadanit i cili u arratis nga arresti shtëpiak derisa në vijim ishte procedura e ekstradimit.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, në fillim të seancës së sotme emergjente të 495-të, deklaroi se zyrtarisht për asnjërën nga këto raste nuk është njoftuar, por Këshilli Gjyqësor ka për detyrë të reagojë pas informatës së arritur.

“Unë e konsideroj të nevojshme si person i parë i Këshillit Gjyqësor që të formohet një komision dhe të konstatohet sa më parë gjendja faktike lidhur me këtë dhe të dalim me të dhëna konkrete para opinionit. Diçka po ndodhte. Gjykata ka faj, nuk ka faj dhe mos paragjykojmë. Reagimi i Këshillit Gjyqësor në këtë moment, sipas kompetencës së tij, është të hetojë situatën”, tha Dameva.

Komisioni përbëhet nga koordinatori i Gjykatës Themelore Penale Shkup, gjyqtari Aleksandar Kambovski, nënkryetari i Këshillit Gjyqësor Hanif Zendeli dhe anëtarja e Këshillit Gjyqësor Pavlina Cërvenkovska.

“Pas konstatimit të gjendjes detyrohet Komisioni të përgatisë raport të cilin do ta dorëzojë në Këshillin Gjyqësor dhe për të cilin Këshilli Gjyqësor më tutje do të diskutojë dhe vendosë”, deklaroi Dameva.

Ish pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili muajin e kaluar ishte arrestuar në kufirin e Kosovës me Maqedoninë në bazë të urdhër arrestit nga Interpoli të lëshuar me kërkesë të Serbisë, u arratis nga arresti shtëpiak nga shtëpia e familjarëve të tij në vend.

“Autoriteti gjyqësor kompetent ka dorëzuar dokumentacion në Ministrinë e Punëve të Brendshme për dhënien e fletarrestit qendror për personin B.R. pasi aktualisht është i padisponueshëm për forcat e rendit. MPB po ndërmerr masa për gjetjen e personit, konfirmuan nga MPB për  MIA-n.

Ramadani, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të Interpolit nga Serbia, më 17 korrik 2024 u arrestua në pikën kufitare të Jazhincës dhe u dërgua në burgun e Shutkës për 30 ditë paraburgim ekstradues. Përmbajtja e fletarrestit bazohet në dyshimet e Serbisë se Ramadani, si ish-ushtar i UÇK-së, ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes.

Gjykata kompetente e Maqedonisë së Veriut më 1 gusht ia ka ndryshuar dënimin Ramadanit nga “paraburgim” në “arrest shtëpiak” dhe sipas vendimit ai është dërguar në një adresë në Shkup. Me këtë vendim ishte parashikuar që ai të qëndronte në “arrest shtëpiak” deri më 16 gusht.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Angellov përcolli ekipin nga Sllovenia që ndihmoi në përballjen me zjarret
Next Article Luis Enrique pyetet përsëri për Mbappen, përgjigja e tij po bëhet virale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?