Shkup, 27 gusht – Komuna e Çairit ka dëshmuar shembull të jashtëzakonshëm për sa i përket emërtimit të rrugëve me emra të shquar të kombit shqiptarë që këto figura të mbesin gjithmonë në mesin e qytetarëve. Figurat e mëdha nuk duhet të kujtohen vetëm me publike në fejsbuk por duke ndërmarrë ndonjë vepër konkrete për ta dëshmuar mishërimin me diçka konkrete të prekshme e të dukshme. E kush më mirë se Komuna e Çairit dinë ta bëjë këtë. Rruga “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair të Shkupit është riemërtuar në rruga “Nënë Tereza”. Rruga u përuruar nga zv/kryeministri Izet Mexhiti dhe nga kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu. Që të dy kanë riemërtuar edhe një numër të madh të rrugëve duke risjellë emra të shquar të personaliteteve me vlerë dhe peshë të madhe për shqiptarët dhe mbarë qytetarët, shkruan Zhurnal.
Komuna e Çairit dëshmoi edhe njëherë veprimin që janë fjalë pak e punë shumë –
Rruga “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair të Shkupit është riemërtuar në rruga “Nënë Tereza”, përcjell TV21. Rruga u përuruar nga zv/kryeministri Izet Mexhiti dhe nga kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
“Rruga kryesore e Çairit, nga sot, do të mbajë emrin e bijës dhe nobelistes shqiptare nga Shkupi, Nënë Tereza. Në përvjetorin e 114-të të lindjes së humanistes Nënë Tereza, me krenari dhe respekt përuruam emrin e ri të rrugës kryesore të Çairit, e cila tani do të mbajë emrin e kësaj figure të madhe shqiptare. Më parë, kjo rrugë njihej si “Hristijan Todorovski Karposh”. Çdo ditë, mijëra qytetarë kalojnë në këtë rrugë, dhe tani, me një ndjenjë të veçantë mburrjeje, ata do të përkujtojnë dhe nderojnë Nënë Terezën, duke e kthyer këtë rrugë në një simbol të dashurisë dhe humanizmit që ajo përfaqëson”, tha Izet Mexhiti, zv/kryeministër.
Numër i madh e rrugëve janë riemërtuar me emra të rinj në qytetin e Shkupit –
Këshilli i Shkupit pati miratuar listën e regjistrit të emrave të rrugëve në kryeqytet. Në atë listë ndodheshinn edhe veprimtarë të shquar shqiptar, poetë, muzikantë, si Imri Elezi, Asdreni, Gani Grubi, Dritëro Agolli, Nexhat Agolli, Fatos Arapi, Agron Berisha. Gjithashtu një prej rrugëve të kryeqytetit do ta ketë emrin Shqipëria.
Por, vendosmëria për të ndryshuar edhe emra të tjerë vazhdoi edhe tuje madje edhe më fuqishëm edhe më vrullshëm.
Me pjesëmarrje të personaliteteve të ndryshme në Komunën Çair të Shkupit u pati përuruar rruga “Adem Demaçi”.
Me rastin e përurimit të rrugës që mban emrin e veprimtarit të lirisë së Kosovës të njohur me nofkën “Mandela i Ballkanit”, Adem Demaçi, u organizua një aktivitet ku morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, Izet Mexhiti, zv/shefi i Misionit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Prindon Sadriu, mbesa e Demaçit, Fitore Shahini, të ftuar të tjerë dhe banorët e Shkupit.
Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, i shoqëruar nga deputeti Izet Mexhiti dhe ish nënkryetari i Kuvendit, Hysni Shaqiri, kanë zbuluar sot në Shkup, tabelën me emrin e ri të rrugës “Sulë Hotla”, shkruan gazeta LAJM. Në përurimin e emrit të ri të kësaj rruge kanë marrë pjesë dhjetëra qytetarë nga Çairi e Kumanova.
“Është një nga ato 66 emra që komuna e Çairit i ka vendosur. Ju e dini kontributin e Sulë Hotlës. Për këtë do të flitet në Akedeminë përkujtimore që organizohet sot ku do të flitet për jetën dhe veprën e këtij veprimtari”, tha kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, pas zbulimit se tabelës me emrin Sulë Hotla.
“Keni bërë punën më të mirë të mundëshme. Keni bërë rikthimin e një figure shumë të rëndësishme të gjithë këtij territori që quhet tokë shqiptare. Duhet të mburremi dhe jetojmë me idealin e gjithë veprimtarëve si Baca Sulë”, tha Hysni Shaqiri.
Këto dhe shumë rruga të tjera dëshmojnë që kur ekziston vullneti pozitiv për t’i rikthyer këto emra në mesin e rrugëve më të frekuentuara prej qytetarëve nuk mungon edhe rezultati përfundimtar. Komunat tjera të banuara kryesisht me shqiptarë duhet ta kenë shembull referimi Komunën e Çairit se si duhet të veprohet që të gjithë qytetarët njësoj të ndjehen kur dalin në sheshet e Komunave ku ata jetojnë e veprojnë. /Zhurnal.mk

