By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Inflacioni po qetësohet dhe është në nivelin 3 për qind, tregtarët po i ulin marzhet maksimalisht sa munden
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Mickoski: Inflacioni po qetësohet dhe është në nivelin 3 për qind, tregtarët po i ulin marzhet maksimalisht sa munden
Ekonomi

Mickoski: Inflacioni po qetësohet dhe është në nivelin 3 për qind, tregtarët po i ulin marzhet maksimalisht sa munden

admin
Last updated: 28/08/2024 14:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kamenica e Maqedonisë, 28 gusht  – Niveli i inflacionit në dy muajt e fundit është qetësuar dhe është në nivelin prej 3 për qind, deklaroi sot në Kamenicë të Maqedonisë kryeministri Hristijan Mickoski.

“Megjithatë, duhet të jetë edhe më e ulët. Do të doja të kishim deflacion, në vend që të kishim inflacion, por fatkeqësisht nga ai nivel i lartë i numrave dyshifrorë 15, 16, 17 për qind, këta dy muaj arritëm të stabilizonim rënien e lirë të shtetit dhe të institucioneve dhe çfarë mundem të them nga informacionet që kam është se niveli aktual i inflacionit është këtu, tha Mickoski, i cili u përgjigj në pyetjen për reagimet e qytetarëve se kanë vërejtur rritje të çmimeve të produkteve nëpër supermarkete.

Kryeministri vlerëson se çmimet e produkteve ushqimore duhet të jenë më të ulëta dhe apelon tek tregtarët që të ulin sa më shumë marzhet.

“Ne jemi ekonomi tregu, tregu dikton çmimet. Nëse shkojmë në një politikë kufizimi, e keni parë se çfarë rezultatesh na ka dhënë ajo politikë – na ka dhënë efektet e kundërta nga ato që prisnim. Prandaj, politika e kësaj qeverie është të mbështesë investimet dhe për këtë arsye nuk është politikë e kësaj qeverie të mbajë konsum publik të rritur dhe të fryrë artificialisht, sepse paraja kështu humbet vlerën dhe e njëjta shumë parash humbet vlerën e saj pas një muaji dhe denominon, do të thoja për rreth dhjetë për qind”, tha Mickoski.

Ai theksoi se ajo që ata filluan si Qeveri në dy muajt e fundit ishte ndalimi i rënies së lirë, stabilizimi i sistemit dhe institucioneve.

“Mendoj se ky proces do të zgjasë deri në fillim të vjeshtës, dhe deri në fund të vitit, meqenëse jemi ende duke punuar në një buxhet, kuadri i të cilit është krijuar nga qeveria e kaluar, pres që të arrijmë një gjendje zero, kurse tashmë me buxhetin e ardhshëm për vitin e ardhshëm të fillojë zhvillimi dhe përparimi”, tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski, i cili sot mori pjesë në shënimin e festës së minatorëve në Probishtip dhe Kamenicë të Maqedonisë, shtoi se në dy muajt e fundit zyrtarët e sapoemëruar kanë punuar me ndershmëri në institucione.

“E di se me sa energji hyjnë personat e sapoemëruar të cilët e kanë nderin nga qytetarët që t’i udhëheqin ato institucione dhe kjo më fut një dozë të madhe optimizmi”, tha Mickoski.

You Might Also Like

Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj

Nesër skadon TVSH-ja e ulët për karburantet, ndërsa KRE do të marrë vendim për çmimet e reja

741,446 turistë vizituan vendin në 7 muajt e parë të vitit

Kërkohet zbatimi i plotë i Eurokodeve në ndërtim

Çmimet e karburanteve në Evropë thyejnë rekorde: Ku renditet Maqedonia?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zjarr në fshatrat Sonje dhe Dobri Doll të Shkupit, situata është nën kontroll
Next Article Murtezani – Edshtadler: Është konfirmuar mbështetja austriake për navigim të suksesshëm të integrimit tonë evropian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?