By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë, shumë shkolla mund të mbyllin dyert
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë, shumë shkolla mund të mbyllin dyert
Maqedoni

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë, shumë shkolla mund të mbyllin dyert

admin
Last updated: 28/08/2024 18:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 28 gusht – Disa shkolla në Strugë janë në prag të mbylljes për shkak të rënies drastike të numrit të nxënësve, thotë mësuesi Zini Jusufi. Situata më kritike është në zonat më të thella rurale. Ai thotë se këtë situatë më së shumti do ta ndjejnë mësimdhënësit sidomos ata që japin mësim nga klasa e parë deri në të pestën.

Nga shtatori, 505 nxënës të klasës së parë do të ulen në bankat shkollore në klasën e parë në shkollat fillore të Strugës. Tendencë rënieje ka në çdo pjesë. Për shembull, në fshatin Jabllanicë, në të tri shkollat rajonale ka vetëm tre nxënës të klasës së parë.

“Këtë vit në shkollën fillore qendrore “Nuri Mazari” në fshatin Dellogozhdë kemi vetëm 17 nxënës, gjendja është përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar kur ishin 8. Në shkollën “Ekrem Jakupi” në fshatin Koroshishtë kemi 12 nxënës. Në fshatin Livadhi, në shkollën “Aki Dika” janë vetëm 7 nxënës, në fshatin Xhepin nuk ka asnjë nxënës, në shkollën “Bajram Shabani” të fshatit Poum, këtë vit shkollor kemi të regjistruar vetëm nxënës”, tha Zini Jusufi- mësues në pension.

Situata është më e mirë në shkollën “Vëllezërit Milladinov”. Drejtoresha Albana Zhuta thotë se ka largime, por shkolla mbetet pothuajse me të njëjtin numër të nxënësve.

Numri i nxënësve në Strugë është ulur për më shumë se 60%. Për shembull, në fshatin Koroshishtë, numri i përgjithshëm i nxënësve ka qenë 615 ndërsa tani është vetëm 105.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Incidenti në Strumicë me tifozët, shkas për përplasje politike
Next Article Derisa shkollat ankohen për mungesë të nxënësve, arsimi i lartë shënon rritje të numrit të studentëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?