By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski: Jam i zhgënjyer që një shkencëtar i paguar nga shteti të kryejë punë shkencore, si përpiqet veten ta profilizojë politikisht
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski: Jam i zhgënjyer që një shkencëtar i paguar nga shteti të kryejë punë shkencore, si përpiqet veten ta profilizojë politikisht
Maqedoni

Mucunski: Jam i zhgënjyer që një shkencëtar i paguar nga shteti të kryejë punë shkencore, si përpiqet veten ta profilizojë politikisht

admin
Last updated: 05/09/2024 14:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shtator – Politikanët dhe ministrat kanë legjitimitet nga ana e qytetarëve për të marrë vendime politike, kurse shkencëtarët kanë obligim të bëjnë punë shkencore, konsideron ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, duke shprehur zhgënjimin që siç thotë ai, këto ditë sheh se si “një shkencëtar, i punësuar dhe i paguar mjaft korrekt nga shteti, për të bërë punë shkencore, përpiqet të profilizohet politikisht ndërsa është ende në mandatin aktual, si kryetar i njërit prej komisioneve”.

Mucunski shprehu habi për sjelljen e kryetarit të Komisionit me Bullgarinë, Dragi Georgiev, me të cilën, siç tha ai, “minohen qëndrimet e shtetit në politikën e jashtme”.

“Jam shumë i habitur që këto ditë shoh një shkencëtar, i cili është i punësuar dhe i paguar mjaft korrekt nga shteti, për të bërë punë shkencore, se si përpiqet të profilizohet politikisht dhe ndërsa është ende në mandatin aktual, si kryetar i një prej komisioneve. Kjo minon pozicionet e politikës së jashtme të shtetit. Ne politikanët dhe ministrat kemi legjitimitet nga qytetarët për të marrë vendime politike, shkencëtarët kanë obligim të bëjnë punë shkencore dhe sinqerisht jam i zhgënjyer nga një qasje e tillë që e shoh këto ditë”, deklaroi Mucunski.

Interesi i shtetit duhet të jetë para së gjithash, theksoi Mucunski, dhe nëse kanë vërejtje, për dy kryetarët e komisioneve që janë ende aktivë, “dera ime është e hapur dhe ka qenë e hapur”.

“Megjithatë, duhet të jemi sa më të kujdesshëm. Ne kemi detyrim të krijojmë një politikë të jashtme, të zbatojmë atë politikë që kemi krijuar dhe ata që vijnë nga fusha shkencore, gjatë angazhimit të tyre, të kujdesen të bëjnë punën e tyre, që lidhet me funksionin e tyre shkencor dhe pse janë punësuar”, theksoi Mucunski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për punën e komisioneve historike, në një konferencë për media pas takimit me kolegun turk Hakan Fidan.

Që të jemi shtet i suksesshëm, sipas Mucunskit, të gjithë duhet të punojmë, për çfarë jemi zgjedhur të punojmë dhe të kemi kujdes, sepse natyra e punës së këtyre komisioneve është e tillë që, siç thotë ai, “është e mundur me gjeste të vogla për të bërë dëme serioze në interesin e vendit tonë”.

Është fakt, theksoi Mucunski, se nevojiten ndryshime të caktuara kadrovike, por jo të plota, në mënyrë që, siç thotë ai, të ketë “vazhdimësi të caktuar nga pikëpamja e personelit në të dy komisionet”.

Që nga fillimi i mandatit të tij, theksoi ai, duke e kuptuar rëndësinë e këtyre dy komisioneve, ka insistuar që të ketë takime me drejtuesit e tyre – ambasadorin Gaber dhe profesor Georgiev, të cilët i vlerësoi si korrekte, duke pasur parasysh natyrën specifike të asaj që ata bëjnë. 

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deputetja Zajkova në takim të Rrjetit të parlamentarëve të rinj të AP OSBE në Stavanger, Norvegji
Next Article Në gusht shërbimet hotelierike u shtrenjtuan për 5,1 për qind në nivel vjetor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?