By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunksi – Bueno: Është konfirmuar mbështetja spanjolle për integrimet evropiane, është potencuar nevoja për përshpejtimin e integrimeve në BE të shtetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunksi – Bueno: Është konfirmuar mbështetja spanjolle për integrimet evropiane, është potencuar nevoja për përshpejtimin e integrimeve në BE të shtetit
Maqedoni

Mucunksi – Bueno: Është konfirmuar mbështetja spanjolle për integrimet evropiane, është potencuar nevoja për përshpejtimin e integrimeve në BE të shtetit

admin
Last updated: 11/09/2024 20:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi, gjatë vizitës së punës në Spanjë realizoi takim me homologun e tij spanjoll Hoze Manuel Albarez Bueno, në të cilin ishte konfirmuar mbështetja spanjolle për integrimet evropiane, me çka Bueno e ka potencuar nevojën për përshpejtimin e integrimeve të shtetit në BE.

Siç bëri të ditur MPJ, nga ana e tij ishte shprehur kënaqësia për partneritetin e fuqishëm në kuadër të NATO-s dhe kontributit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekst të stabilitetit rajonal.

Në takim u përshëndetën lidhjet miqësore mes dy vendeve, të cilat këtë vit shënojnë një përvjetor të rëndësishëm – 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, si dhe u theksua kënaqësia për zhvillimin e deritanishëm të bashkëpunimit dypalësh, duke theksuar angazhimin e ndërsjellë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve miqësore dhe nevojën për të përdorur potencialin për intensifikimin e bashkëpunimit.

Mucunski e njoftoi kolegun spanjoll me ristrukturimin e ministrisë, kompetencat e reja, mundësitë për investime në shtet, si dhe potencialin për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha. Duke theksuar rëndësinë e mbështetjes politike për integrimet, ministri shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e qartë të Spanjës në integrimin evropian të vendit tonë, si dhe kënaqësinë e tij për partneritetin e fortë brenda Aleancës NATO, thuhet në kumtesë.

Duke folur për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, ai theksoi se qeveria e re i di detyrimet që vijojnë me procesin e integrimit dhe me përkushtim punon në zbatimin e reformave të nevojshme.

Dy ministrat ranë dakord se marrëdhëniet politike dhe diplomatike mes dy vendeve do të vazhdojnë të ndërtohen në frymën e mirëkuptimit dhe miqësisë edhe në të ardhmen. Në këtë drejtim, në periudhën e ardhshme të dyja palët do të punojnë në avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, promovimin e diplomacisë sportive, dhe me vëmendje të veçantë do të shqyrtohet mundësia e vendosjes së linjës ajrore direkte ndërmjet dy vendeve.

Në takim është biseduar edhe për organizimin e forumit të biznesit në të cilin do të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim ekonomik mes të dy vendeve. Ministrat shkëmbyen mendime edhe për konfliktin ushtarak në Ukrainë, si dhe për situatën politike në rajon, qëndron në kumtesë.

Në kuadër të vizitës në Mbretërinë e Spanjës, ministri Mucunski është paraparë të takohet me anëtarët e komisionit të politikës së jashtme të Senatit spanjoll, me nënkryetarin e Konfederatës Spanjolle të Bizneseve (CEOE), Inigo Fernandez de Mesa. si dhe të mbajë fjalim në Institutin Royal El Cano me temën “Integrimi në BE si një imperativ për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Gjithashtu, ministri Mucunski është paraparë të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MPB: Procedurë disiplinore ndaj 6 zyrtarëve policorë
Next Article Kuvendi nuk e pranoi Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, në lexim të parë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?