By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të rinjtë dhe jeta aktuale, Pajaziti: Më shumë punë, prind – nxënës – mësues
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Të rinjtë dhe jeta aktuale, Pajaziti: Më shumë punë, prind – nxënës – mësues
Maqedoni

Të rinjtë dhe jeta aktuale, Pajaziti: Më shumë punë, prind – nxënës – mësues

admin
Last updated: 11/09/2024 20:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Jeta shumë dinamike, ndryshimi i formacionit të familjes tradicionale, raportet e distancuara, ndikimi i botës virtuale, janë disa nga faktorët e mundshëm që e çojnë rininë në devijim, e për pasojë edhe në tragjedi që kushton me jetë. Sipas sociologëve dhe studiuesve të shoqërisë, një vend të posaçëm e zë edhe përdorimi i pakontrolluar i rrjetit social, i cili tek fëmijët dhe më të rinjtë servon video dhe të tjera, nga të cilat bëhen të varur dhe imitues të fenomeneve të ndryshme. Sociologu Ali Pajaziti rendit disa metoda që mund të shërbejnë si parandalues i veprimeve me pasojë vdekjen. Sipas tij, mes tjerash, duhet të rritet bashkëpunimi mes trekëndëshit magjik prind – nxënës – institucion shkollor.

“Nevojitet veprimi institucional, pra shkollat duhet të rrisin përmasën e njerëzve profesional të kësaj lëmie, që kanë të bëjnë me botën e brendshme interne shpirtërore të fëmijëve. Pra, psikologët duhet të jenë në aksion në këtë drejtim dhe të organizojmë seanca këshillimore vetëdijesuese, ndërgjegjësuese me fëmijët tanë që i kemi nëpër shkolla se si duhet ata të sillen në këtë kohë jashtëzakonisht turbulente. Çdo mësimdhënës, çdo profesor, mësues duhet që të jetë prindi i dytë i fëmijës.”, – deklaroi profesori universitar, Ali Pajaziti.

Duke e konsideruar të pashmangshme tërheqjen e plotësishme të të miturve nga bota sociale dhe teknologjike, Pajaziti konsideron se duhet të vihet një balancë mes jetës bashkëkohore dhe përmbajtjes së vlerave të mirëfillta familjare dhe shoqërore.

“Duhet gjetur një modus racional dhe të përdorimit dhe qëllimit të përdorimit të këtyre rrjeteve, jo me çdo kusht që fëmija të ketë akses tek telefonat, gjegjësisht tek rrjetet sociale, sepse ka shumë raste kur ne për të gjetur rehatinë tonë prindërore, në veçanti nënat, u japin telefonat. Unë kam parë në restorante, bile bile duke ushqyer fëmijët përpara ka tabletin apo telefonin dhe ai në ato momente është i shkëputur nga nëna vetëm fizikisht e merr ushqimin, ndërsa kontaktin e ka pak.”, – theksoi profesori universitar, Ali Pajaziti.

Megjithatë, aktori kryesor që luan rolin mbrojtës të shoqërisë është familja. Rrjedhimisht, sociologët konsiderojnë se trendi i jetesës bashkëkohore, nuk lë shumë kohë për përkushtim familjar, ku mungesë të së cilës, fëmijët e gjejnë folenë diku tjetër për ta shprehur botën e brendshme të tyre.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Krizë me kopshtet, shumë fëmijë mbeten në shtëpi
Next Article Gjykata Penale, u anulua rigjykimi për “Lidhjen Ndërkombëtare”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?