By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
MaqedoniTOP LAJM

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

admin
Last updated: 09/04/2026 22:30
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Berlin, 9 prill Zhurnal.mk – Në një konferencë shtypi në Berlin të enjten (09.04.2026) kancelari i GjermanisëFriedrich Merz deklaroi se Qeveria Federale ka vendosur të rifillojë dialogun diplomatik me Teheranin. “Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, për të cilën kishim arsye serioze dhe të mirëarsyetuara, tani po i rinisim bisedimet me Teheranin,” u shpreh kancelari. Këtë hap do ta ndërmarrim në koordinimin me SHBA-në dhe partnerët europianë, theksoi Merz. Sipas tij, qëllimi është të kontribuojmë për suksesin e nogciatave që vazhdojnë për t’i dhënë fund luftës në rajon. Për këtë qëllim kancelari do të zhvillojë edhe një bisedë telefonike me kryeministrin e Pakistanit, që ndërmjetëson bisedimet SHBA-Iran.

Gjermania tradicionalisht ka mbajtur marrëdhënie relativisht të qëndrueshme me autoritetet eIranitnë Teheran. Kjo përvojë diplomatike vlerësohet si bazë e rëndësishme për një kontribut konstruktiv gjerman në përpjekjet ndërkombëtare për paqe.

„Nuk dua një përçarje të NATO-s”

Megjithatë, Merz ishte i përmbajtur me kritikat ndaj presidentit të SHBA-së Donald Trump. “Sado mirëkuptimin që kam për kërkesat për një qëndrim të prerë, më lejoni ta them edhe këtu, në këtë moment: Ne nuk duam, unë nuk dua një përçarje të NATO-s”, tha ai. “NATO-ja është një garant i sigurisë sonë, dhe mbi të gjitha në Evropë. Duhet të vazhdojmë të ruajmë gjakftohtësinë.”

Gjatë gjithë fundjavës së Pashkëve, sipas Zyrës Federale të Shtypit, kancelari ka qenë në kontakt “me të gjithë aktorët përkatës” të përfshirë në përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme. Mes tyre edhe presidenti i SHBA‑së, Donald Trump.

Fak­­ti që Merz deri sot nuk ishte shprehur publikisht lidhur me këtë çështje, gjë që u krijoi shqetësim shumë vëzhguesve. Tani Merz pasi përshëndeti armëpushimin e dakordësuar mes Iranit dhe SHBA-së u shphreh: “Njoftimi për një përshkallëzim të pakufishëm. që u artikulua publikisht ditët e fundit, është shmangur për momentin.”

Vetëm pas një pyetjeje nga gazetarët, Merz u prononcua lidhur me deklaratat e forta në ultimatumin e presidentit amerikan Trump ndaj Iranit. Merz shtoi se çfarë përshtypjeje i kishte lënë vërejtja drastike e Trumpit: “Unë besoj se ai vetë nuk ka qenë i mendimit se një vend si Irani mund të zhduket plotësisht. Sipas bindjes sime të fortë, nuk do të kishte arritur deri këtu. Kjo ishte pjesë e strategjisë së tij në trajtimin e Iranit.”

Kritika edhe ndaj Izraelit

Ndërsa mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mbizotëron një armëpushim, sado i brishtë, Izraeli vazhdon të godasë objektiva në Liban. Edhe në këtë çështje u ndal kancelari, duke thënë se kjo e mbush me shqetësim të madh: “Ashpërsia me të cilën Izraeli po zhvillon luftën atje mund ta çojë në dështim të gjithë procesin e paqes. Dhe kjo nuk duhet të ndodhë.”

Që të mërkurën pas Pashkëve, Merz pati publikuar një deklaratë të shkurtër me e-mail, në të cilën shprehej pozitivisht për marrëveshjen e parë mbi një armëpushim mes SHBA‑së dhe Iranit. Ai theksoi se Gjermania do të kontribuojë “në mënyrën e duhur” për të garantuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Çfarë nënkuptohej saktësisht me këtë, kancelari nuk e sqaroi më tej.

Pjesëmarrje gjermane vetëm me mandat ndërkombëtar

Në konferencën për shtyp të enjten, Merz ishte vetëm pak më konkret lidhur me angazhimin gjerman: “I kam thënë dje sërish presidentit Trump, gjatë bisedës sonë telefonike, se jemi të gatshëm të ndihmojmë pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje, për shembull duke siguruar kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit,” tha ai. Por edhe Trump e di këtë, theksoi Merz: “për Gjermaninë është e rëndësishme që për një angazhim të tillë të ekzistojë një mandat ndërkombëtar, idealisht nga Këshilli i Sigurimit i OKB‑së. Përveç kësaj, është i domosdoshëm edhe një vendim i Bundestagut gjerman.”

You Might Also Like

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Letra për shqipen, Ahmeti pret përgjigje nga Trump, Macron dhe liderët e tjerë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi
Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?