By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

admin
Last updated: 09/04/2026 21:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 9 prill Zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë, Andis Salla ka deklaruar se legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu.

Në seancën e sotme parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë u zhvillua interpelanca me ministrin Salla mbi çështjet që lidhen me sigurinë ushqimore, me fokus mbi situatën e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të qumështit në vend.

Salla deklaroi se besimi te ushqimi është thelbësor dhe shtoi se siguria e ushqimit është një çështje që prek drejtpërdrejt çdo familje shqiptare.

Ai u shpreh se sektori i qumështit në Shqipëri është një sektor jetik për ekonominë rurale dhe për sigurinë ushqimore të vendit, por sipas tij është një sektor ende në tranzicion dhe me sfida strukturore të trashëguara ndër vite.

“Çështja e çmimit të qumështit, importit dhe funksionimit të pikave të grumbullimit është një çështje reale, e ndjeshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë tek fermeri, tek përpunuesit, dhe tek konsumatori shqiptar. Shqipëria është ekonomi tregu me angazhime dhe marrëdhënie tregtare dhe me detyrime për të respektuar standardet e konkurrencës, por importi nuk mund dhe nuk duhet të kthehet në një instrument deformimi të tregut të brendshëm, për aq më pak nën presionin e drejtpërdrejtë mbi fermerët shqiptarë”, tha Salla.

Ministri Salla u shpreh ndër të tjera se prodhimi total i qumështit në vend vlerësohet rreth 1 milion ton në vit.

Ai theksoi se nuk mund të ketë zhvillim të sektorit të qumështit pa një sistem grumbullimi funksionali me analiza të cilësisë.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka përgjegjësinë e përafrimit të plotë të legjislacionit me Bashkimin Evropian, në kuadër të Kapitullit 12-të. Nga ana teknike, Shqipëria sot ka një bazë të plotë ligjore të harmonizuar me Bashkimin Evropian. Sot, legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore, higjienën, gjurmueshmërinë, kriteret mikrobiologjike dhe nivelet e ndotësve është i përafruar me rregulloret e BE-së”, tha Salla.

Interpelanca u kërkua nga deputeti i partisë në pushtet, Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili duke folur edhe për sektorin e qumështit theksoi se prodhimi vendas po zëvendësohet nga importi.

Ndërkohë, fermerët në ditët e fundit kanë pretenduar se Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësinë për vitin 2026 nuk ofron mbështetje ndaj tyre, ndërkohë kanë organizuar edhe protesta.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Next Article Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?