By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nxënësit me aftësi të posaçme presin asistentët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Nxënësit me aftësi të posaçme presin asistentët
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Nxënësit me aftësi të posaçme presin asistentët

admin
Last updated: 14/09/2024 16:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shtator – Shkolla të caktuara fillore vazhdojnë të mbeten në pritje të asistentëve arsimorë për nxënësit me aftësi të posaçme. Në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg tashmë kanë nisur punën nëntë asistentë ndërkohë katër të tjerë pritet të angazhohen javën që vjen, varësisht firmosjes së kontratave. Për momentin, në këtë shkollë mësojnë 21 nxënës me nevoja të posaçme.

“13 nxënës nga Qendra për vlerësime kanë dokumentacion adekuat të cilëve u nevojitet asistent arsimor. Ne, në mënyrë permanente, në mënyrë të rregullt jemi në bashkëpunim me Shkollën Fillore të Qendrës së Resurseve “Idnina” e cila deri tani na ka siguruar 9 asistentë në ndërkohë presim që të na kyçen edhe 4 asistentë të ndryshëm. Sa u përket nxënësve të tjerë për të cilët nuk është e rekomanduar të kenë asistentë personal ose arsimor normal se punohet me programe individuale, punohet me programe të veçanta me ata fëmijë”, tha Suzana Jakupi Kurbardoviç, drejtore e sh.f “25 Maji”.

Në pritje të asistentëve, edukatorët specialë në shkollë realizojnë orë individuale me nxënësit më nevoja të posaçme, varësisht nevojës që kanë. Përveç nxënësve, edukatorët specialë mbështetje u japin prindërve të këtyre fëmijëve, mësimdhënësve dhe asistentëve të tyre.

“Për të gjithë fëmijët, posaçërisht fëmijët me nevoja të veçanta fillimisht duhet të fillojmë me një buzëqeshje, të ketë një zemër të pastër që të mund ta ofron ndihmën, të mund ta përkrah atë. Pastaj vjen ajo ana profesionale se sa mundet fëmija me arrit edhe sa mundet mi ofru. Njëherë për njëherë është socializimi, është afërsia që ka me fëmijën, besimi që fiton fëmija te asistenti arsimor”, tha Ajser Gashi, edukator-special.

“Ne realizojmë edhe orë individuale me fëmijët me nevoja të veçanta, varësisht nevojës që ka. Realizojmë aktivitete të ndryshme të motorikës groze, aktivitete të ndryshme të motorikës fine, të muziko terapisë, aktivitete të ndryshme okupacionale sepse ato fëmijë mësojnë përmes përvojës, bashkëveprojnë me botën ku ai mëson të përballet me situate të ndryshme”, shtoi Atixhe Selmani, edukator-special.

Në shkollën fillore “25 Maji” tashmë është ndërtuar edhe një ashensor për t’ju ndihmuar në lëvizjen e lirë nxënësve me nevoja të posaçme. Ditë më parë, ministrja a Arsimit, Vesna Janevska u arsyetua se vonesa e asistentëve për këtë vit shkollor u shkaktua për shkak të rebalansit të buxhetit.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi 500 bujq kanë paraqitur dëme nga vërshimet e fundit në rajonin e Pollogut
Next Article Shkollat e mesme të Tetovës po përballen me vështirësi financiare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?